E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosdhenia e drejtesise Nga Kreshnik Spahiu



Zevendeskryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise

Eshte e veshtire te qendrosh indiferent dhe te mos reflektosh perpara atyre dukurive te cilat prekin qarte dhe gervishtin fort sistemin e vlerave qe kerkojme te ndertojme, nuk mund te mos kujtojme kalvarin e vuajtjeve dhe zhgenjimeve te familjareve te viktimave, ne procese gjyqesore pa fund, ne te gjitha shkallet e gjykimeve, ne padi civile dhe penale, kundrejt kujtdo dhe te gjitheve, te cilet kerkojne, therrasin, kercenojne dhe prape luten per pak drejtesi. Te gjithe jemi ne pritje te vendimeve perfundimtare, por askush nga drejtesia nuk mund t'i shmanget pergjegjesise nese ceshtjet penale qe publiku pret drejtesi, deshtojne. Mosdhenia e drejtesise nuk mund te jete shmangie pergjegjesie dhe as loje mediatike. Llogaridhenia eshte transparence dhe detyrim kushtetues per ata qe e hetojne dhe e gjykojne ceshtjen. Keshilli i Larte i Drejtesise se bashku me Ministrine e Drejtesise, po inspektojne dhe monitorojne ceshtje, por KLD ka ne juridiksion vetem gjykatat e uleta dhe jo Prokurorine apo Gjykaten e Larte, te cilat kane pasur dhe kane ndikim dhe pergjegjesi te drejtperdrejte ne dhenien ose jo, te drejtesise penale ne disa ceshtje qe kane tronditur mbare shoqerine dhe me gjere. Zgjidhja eshte aty, eshte e veshtire per t'u arritur, por nuk eshte e pamundur; Ajo nuk mundet kurrsesi te vije e vetme, nga cilado pjese e sistemit, sado e afte dhe profesionale te jete, qofte kjo prokuroria dhe policia, qofshin gjykatat e dy shkalleve apo Gjykata e Larte. Zgjidhja eshte tek koordinimi institucional, tek bashkepunimi midis ketyre hallkave ne funksionimin e tyre si nje e tere, bashkepunim i cili ose ka munguar ose nuk ka funksionuar sic duhet, por qe duhet te funksionoje ne te ardhmen. Nuk mund te mos reflektojme, nderkohe qe degjojme qytetaret e ketij vendi te kerkojne nga sistemi i drejtesise, ate qe eshte elementare dhe jetike dhe qe duhet te garantohet me cdo kusht, te drejten e tyre per te qene te barabarte para ligjit, per te qene te sigurt qe do te degjohen dhe do te gjykohen nga nje gjykate e pavarur, e paanshme, kompetente dhe efektive, e cila do te mbroje te drejtat e tyre dhe do t'i jape zgjidhje problemeve ne nje kohe te arsyeshme. Problemet e padrejtesise duhet te marrin fund, te pakten ne ate hallke dhe strehe te fundit te qytetareve, qe eshte sistemi gjyqesor.

Nuk duhet te ekzistoje me padrejtesia ne drejtesi. Te gjitha ceshtjet qe i perkasin drejtesise jane njelloj te rendesishme; ato jane te lidhura ngushte me jeten dhe fatin e qytetareve te cilet i drejtohen ketij sistemi, me pasurine dhe mireqenien e tyre. Te gjitha problemet duhet te trajtohen njelloj me drejtesi, te gjithe qytetaret ne sallat e gjyqit apo jashte tyre, duhet jo vetem te jene te barabarte perpara ligjit, por edhe te ndihen te tille. Menyra se si deri me sot eshte konceptuar dhe zbatohet drejtesia, sidomos ajo procedurale penale, ka rezultuar jo efektive per te zgjidhur problemet qe ka sistemi, per te zgjidhur problemet e qytetareve, per te adresuar shqetesimet e tyre, prandaj ajo duhet te ndryshoje. Ajo qe duhet te ndryshoje nuk eshte vetem legjislacioni sic ndodh rendom ne vendin tone, por ne radhe te pare dhe me shume insistim do te kerkoja te ndryshonte menyra e te kuptuarit dhe te zbatuarit te drejtesise penale. Disa nga problemet qe Keshilli i Larte i Drejtesise ka identifikuar ne analize te situates, e cila nuk eshte e re per ne dhe ka qene gjithmone ne qender te vemendjes per t'i dhene nje zgjidhje efektive, jane shtyrje dhe zvarritjeve te proceseve gjyqesore, sidomos te atyre te cilat kane nje ndjeshmeri dhe impakt te larte per publikun. Mungese te besimit tek sistemi i drejtesise, si i pavarur dhe i paanshem, duke aluduar ne perfshirjen e disa elementeve pjese e sistemit, si policia prokuroria dhe gjykata, ne afera korrupsioni. Pamundesi per te administruar si situaten faktike te gjykimeve, por edhe perceptimin negativ te publikut per te gjithe sistemin. Situata ka nevoje per zgjidhje konkrete dhe Keshilli i Larte i Drejtesise ka konkluduar nje sere rekomandimesh per ndryshime te legjislacionit procedural penal ku nder te tjera dua te theksoj:

Ndryshime ne legjislacion

Ndryshimin e rregullave te cilat perkufizojne imunitetin e gjyqtareve duke e kufizuar ate ne nje imunitet, i cili te garantoje mbrojtje per shkak te detyres dhe jo ne nje imunitet total sic ekziston sot. Asnje gjyqtar nuk mund te kete imunitet per kryerjen e veprave penale dhe eshte ne prioritet e Keshillit te Larte te Drejtesise dhe ne prioritetet e mia personale te vazhdoje te kerkoje me insistim menyrat dhe mjetet qe te sjellin ndryshime ne regjimin e imuniteteve per gjyqtaret. Pavaresisht se Keshilli i Larte i Drejtesise ka dhene autorizimin per procedimin penal kunder gjyqtareve ne cdo rast qe eshte kerkuar nga Prokuroria, asnje gjyqtar nuk duhet te mbrohet per shkak te imunitetit. Ndryshimet ne institutin e imuniteteve jane garanci per rritjen e integritet te sistemit gjyqesor.

Perfshirja e te gjitha hallkave vendimmarrese gjyqesore brenda sistemit. Gjykates se Larte eshte nje hallke e sistemit, e cila nuk eshte pjese perberese e tij, por qe ndikon fort ne sistem dhe ne perceptimin e dhenies se drejtesise, si nepermjet politikave orientuese te praktikes gjyqesore, qe jane pjese e vendimmarrjes se saj, ashtu edhe me gjykimin e ceshtjeve me te rendesishme atyre te zyrtareve te larte dhe pavaresisht se, i faturon atij mjaft pergjegjesi dhe kosto te proceseve te deshtuara, nuk i nenshtrohet rregullave te ketij sistemi, per funksionimin dhe kontrollin e veprimtarise se saj.

Ndryshime ne konceptin e administrimit te drejtesise penale

Gjykimi i panderprere i ceshtjeve penale dhe menaxhimi ne teresi me efikasitet i gjykimit; eshte nje kerkese sa ligjore, por edhe nje nevoje imediate per te shpetuar gjykimin penal. Praktika gjyqesore e cila nuk respekton nje parim te tille duhet te marre fund dhe gjyqtaret duhet te administrojne kalendarin, seancat dhe gjykimin ne teresi ne menyre te tille qe te procedohet sipas parimit te gjykimit te panderprere.

Koordinimi institucional

Ajo qe eshte themelore dhe baze per te funksionuar cdo shtet ligjor eshte koordinimi ne teresi i te gjithe sistemit te drejtesise, i te gjitha Gjykatave me njera tjetren, te Prokurorise, Avokatise me Gjykaten, te institucioneve te tjera shteterore ne pergjithesi, nje koordinim i cili do te sjelle me pas pasojen shume te deshiruar dhe te kerkuar dhenien e drejtesise, nje rezultat i cili nuk mund te arrihet kurrsesi vetem me investimin e gjykates, sado efektive dhe e pergjegjshme te jete kjo e fundit. Nje proces penal merr zanafillen tek prokuroria dhe policia gjyqesore e me pas mund te perfundoj deri ne Gjykaten e Larte. Ne kete kuader une apeloj qe te gjitha keto institucione nuk mund te punojne, si organe autonome jashte nje sistemi, por perkundrazi ato kane detyrimin per te qene pjese e sistemit gjyqesor. Kalimi i pergjegjesise nga nje organ tek tjetri dhe mungesa e ndarjes se pergjegjesive eshte e pa tolerueshme. Identifikimi i pjeses me kompetente dhe te pergjegjshme te trupes gjyqesore. Eshte e nevojshme qe ceshtjet me te veshtira per t'u administruar, ato me ndjeshmeri me te larte per publikun, te cilat, ndonese te vogla ne numer, perfaqesojne menyres se si jepet drejtesia tek qytetaret, sic eshte ceshtja e Gerdecit, ceshtjet e korrupsionit te nepunesve publik duke perfshire ketu edhe gjyqtare dhe prokurore, apo ceshtje te tjera te cilat mund te vijne ne te ardhmen per gjykim, te shqyrtohen nga pjesa me e afte profesionalisht e trupes gjyqesore, ajo me integritet dhe figure morale te larte, e cila duhet te perzgjidhet me kujdes ne formimin e kolegjeve penale ne gjykata. Kryetaret e Gjykatave, brenda kompetencave te veta te dhena nga ligji organik, te ndihmuar edhe nga Keshilli i Larte i Drejtesise i cili do te perfundoje vleresimin profesional te gjyqtareve, do te jene ne gjendje te identifikojne gjyqtaret me te pershtatshem dhe ata me profesional, te cilet duhet te jene pjese e kolegjeve qe do te gjykojne ne te ardhmen ceshtjet me te rendesishme.

*Nga fjala e mbajtur ne, tryezen e rrumbullaket mbi Kodin e Procedures Penale te Shqiperise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›