Tërmeti, shqiptarët në Tokio: Jemi mirë, askush s'u interesua për ne
TOKIO- Japonia po përjeton një katastrofë të vërtetë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8.9 i cili shkaktoi dhe cunamin dje në mëngjes. Bilanci i policisë mëngjesin e sotëm fliste për 1400 të vdekur e të zhdukur. Sipas ministrisë së Jashtme shqiptare për fat të mirë deri tani nuk ka asnjë viktimë nga Shqipëria.
Ambasadori shqiptar në Japoni, Bujar Dida në një intervistë për Gazeta Shqiptare ka thënë se “aktualisht nuk ka ndonjë informacion për shqiptarë të lënduar.”
Shifrat e ministrisë së jashtme flasin për rreth 20-30 shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen në Tokio për studime dhe trajnime, ose të punësuar me familjet e tyre.
“Kemi marrë informacione dhe kemi biseduar me ata shqiptarë që ne kemi kontakte dhe janë njoftuar që të kenë kujdes”- ka thënë ambasadotri Dida. Ndërkohë Gazeta Shqiptare shkruan sot gazetarët e redaksisë kanë kontaktuar në lidhje telefonike me 8 shqiptarë, dhe se ato janë në gjëndje të miër shëndetësore, por se asnjë autoritet apo zyrtar nuk është interesuar për ta. Shqiptarët e kontaktuar nga GSH janë Bujar Dida, Elis Kulla, Evjola Spaho, Leonard Barolli, Valbona Barolli, Senia Barolli Vilson Merjo dhe Dorien Malaj.
(s.g/BalkanWeb)