Berisha fton zgjedhesit Votoni alternativen me te mire

Berisha thirrje shqiptareve Pjesemarrje masive ne votime. Elbasan Berisha garanton voten Kemi sistem bashkekohor numerimi
Nga qyteti i Elbasanit Kryeministri Sali Berisha ftoi dje qytetaret shqiptare qe te marrin pjese masivisht ne votime dhe te zgjedhin alternativen me te mire duke i garantuar ata per respektimin e plote te votes se tyre te lire. Shfrytezoj kete rast tu bej thirrje qytetareve te Elbasanit dhe te mbare Shqiperise te japin secili prej tyre kontributin personal ne demokracine shqiptare duke votuar te lire duke votuar ne zgjedhje te lira e te ndershme duke votuar krenare sepse ne shkojme ne keto zgjedhje me nje prej infrastrukturave zgjedhore me moderne ne bote pasi sistemi i numerimit te votave ne vendin tone u faktua si sistemi me i sakte nga drejtesia - deklaroi z. Berisha. Kryeministri i vendit u be dje pjese e festimeve te Dites se Veres ne qytetin e Elbasanit. I shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij Liri Berisha ai vizitoi nje panair qe ishte organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise e Elbasanit ku 47 biznese kane paraqitur aktivitetin e tyre. Pas vizites ne panair Kryeministri pershendeti qytetaret dhe u rikujtoi edhe nje here se qeveria i ka mbajtur dhe do ti mbaje premtimet dhene qytetareve te Elbasanit. Pikerisht ne Diten e Veres Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur te peruroje ne Elbasan bashke me ambasadorin italian linjen e transmetimit Tirane - Elbasan - Podgorice nje investim i qeverise italiane prej 1.5 miliarde lekesh qe zgjeron kapacitetet e Shqiperise per te importuar dhe eksportuar energji elektrike ne tregun rajonal dhe evropian. Kryeministri Berisha permendi disa dhjetera investime te kryera nga qeveria e tij gjate pese viteve te fundit por vleresoi si me te madhin dhe me te kushtueshmin ndertimin e autostrades me tunel Tirane - Elbasan. Kryeministri nuk la pa permendur edhe projektin e madh infrastrukturor te qeverise ndertimin e tunelit Tirane - Elbasan i cili sikunder ka premtuar Kryeministri do te ndertohet per plot 18 muaj nga nisja e tij. Kryeministri e cilesoi kete tunel si nje prej veprave me monumentale ne historine e Shqiperise. Ai e argumentoi kete shprehje me keto fjale Them me monumentale sepse ne rast se ka pasur tri endrra ne transport njera ka qene rruga Durres - Morine tjetra eshte autostrada Tirane - Elbasan me tunel ne Qafe-Kerrabe dhe e treta eshte Rruga e Arbrit me tunelin e Qafes se Murrizit. Kam kenaqesi te madhe qe shume shpejt ne inaugurojne fillimin e punimeve. Rruga perfundon pas 18 muajsh dhe inaugurojme perfundimin e punimeve - beri me dije Kryeministri. Sipas tij autostrada Tirane - Elbasan qe eshte edhe segmenti kryesor i Boshtit te Jugut fuqizon ne menyre thelbesore tregun e Shqiperise pasi bashkon dy qytetet me te medha te vendit Tiranen dhe Elbasanin. Ajo krijon nje treg nder me te fuqishmit ne Shqiperi dhe ne rajon. Imagjinoni se cfare vlerash fitojne asetet e Elbasanit pasi distanca me qendren e Tiranes te jete 25 minuta. Nje distance pothuajse sa shkojme nga Kinostudioja ne Kombinat. Prej saj nuk merr vlere te re vetem qyteti i Elbasanit por valorizohet Gramshi valorizohet Librazhdi. Te gjitha zonat marrin nje vlere te re ne kushtet e kesaj autostrade - vijoi me tej Kryeministri. Ne Diten e Veres Kryeministri nuk u kursye te fliste per zgjedhjet vendore te 8 majit. Ai ftoi qytetaret jo vetem te marrin pjese masivisht ne votime dhe te zgjedhin alternativen me te mire qe sipas tij eshte ajo e koalicionit qeverises per nje te ardhme ne Evrope. Ne shkojme ne keto zgjedhje pasi sistemi i numerimit u faktua si sistemi me i sakte. Ne shkojme ne keto zgjedhje te vendosur ne respekt te plote me njeri-tjetrin dhe te votojme alternativen e vlerave ate qe vendos ne epiqender ju qytetare te Elbasanit dhe mbare Shqiperise - u shpreh Berisha. Kryeministri u shoqerua ne viziten e panairit tradicional te Elbasanit nga Durim Hushi kandidati i LSI-se ende i pashpallur zyrtarisht per Bashkine e Elbasanit dhe i pyetur nga gazetaret nese vitin tjeter do ta festonte ne Tirane Diten e Veres Kryeministri konfirmoi ne ikje kandidaturen e Lulzim Bashes per Bashkine e Tiranes. Vitin tjeter kryebashkiaku i ri i Tiranes dhe ai i ri i Elbasanit do te bejne nje axhende te perbashket per te festuar Diten e Veres. Kush tjeter pervec Basheshellip - tha Berisha.