Berisha Pas 18 muajsh perfundon rruga Tirane-Elbasan

I shoqeruar nga bashkeshortja e tij Liri Berisha nipi e te mbesat Kryeministri Sali Berisha beri dje nje shetitje ne kembe ne bulevardin qendror te Elbasanit ku u takua dhe u pershendet me qytetaret e shumte qe kishin mbushur bulevardin. Shqiptaret e festojne Diten e Veres ne te gjitha trojet ku ata ndodhen por festa kulmon ketu ne Elbasan. Ky lajtmotiv e ka cuar ne Diten e Veres diten qe simbolizon ardhjen e stines se ngrohte dhe blerimin e pemeve e pjellorine Kryeministrin Sali Berisha drejt Elbasanit atu ku Dita e Veres shenon nje ritual tradicional tashme i pervetesuar edhe nga qytetet e tjera te Shqiperise. Elbasani eshte sot kryeqyteti i gezimit i festes i miresise i bukurise se shqiptareve. Shqiptaret e festojne Diten e Veres ne te gjitha trojet ku ata ndodhen por festae Dites se Veres kulmon ketu ne Elbasan. Kjo feste ka ketu edhe legjenden edhe traditen me te konsoliduar. Pra ne rast se do te flisnim me fjale te tjera tempulli i Dites se Veres ndodhet ne Elbasan - u shpreh Kryeministri gjate prononcimit te tij. Duke ironizuar ndertimet shefi i qeverise theksoi se tempulli i Dites se Veres nuk eshte nje ndertese me kolona por eshte nje fole ne zemren e qytetareve te ketij qyteti te cilet e festojne si qytetare e festojne si familje e festojne kolektivisht. Kryeministri Berisha duke folur per panairin theksoi se ai eshte deshmi e vitalitetit e gjallerise se shpirtit te lire te qytetareve te Elbasanit e gjinise se tyre krijuese. Ky qytet ka nje treg te fuqishem. Natyrisht perballet me problematike jo te vogel por absolutisht qeveria eshte e vendosur te beje gjithcka ne menyre qe Elbasani te njohe nivele te reja zhvillimi - nenvizoi kreu i qeverise.