E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, fushatë me Bollanon në Jug

Kryeministri Berisha, në krah me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i akuzuar nga media, e së fundi dhe nga organi zyrtar i hetimit për veprime antishqiptare, ka ndërmarrë një tur inspektimesh në Jug të vendit.

Berisha inspektoi punimet në segmentin rrugor Vuno-Himarë. Pjesë e aksit të Jugut që vazhdon deri në Sarandë.

“Berisha iu kërkoi drejtuesve të pushtetit vendor të hartojë projektet për zhvillimin infrastrukturor, duke garantuar se qeveria është e gatshme t`i mbështesë dhe t`i financojë ato. Në këtë kuadër kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të miratojë edhe impiantin e pastrimit të ujërave të zeza të Bashkisë së Himarës”, - thuhet në një njoftim të Kryeministrisë. “Për ne këto projekte janë tepër të rëndësishme, pasi ruajnë pastërtinë e bregut”, - tha kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›