E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, gati te mbledhe Parlamentin per tre ligjet Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, u shpreh dje i gatshem nga Gjirokastra qe te mbledhe menjehere Kuvendin, madje edhe qe sot, nese kreu socialist e ka me te vertete dhe do te votoje tre ligjet per integrimin e vendit. Madje Berisha tha se eshte i gatshem te pranoje edhe kushtin e vene qe tre ligjet, kusht per marrjen e fteses per statusin e vendit kandidat per Shqiperine, hyjne ne fuqi ne shtator. “Tre ligjet kane qene ne cdo germe te negociuar. Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit ne BE, Sanino, ka bere nje pune te jashtezakonshme per tu arritur ujdia, ka takuar disa here z. Rama ka ardhur edhe tek une, e kane pritur ne Bruksel z. Rama dhe ka qene dakord. Tani po i voton dhe kjo e fakton. Po kerkon vetem se te hyjne ne shtator, plotesisht dakord, s’ka asnje lloj problemi, por ai sajoi Fierin. Fieri ishte nje grup keshilltaresh te PS te cilet kaluan me LSI-ne, e drejte demokratike. Ai qe mallkonte keshilltaret, ai mori Ilirin”, - u shpreh Kryeministri gjate nje bashkebisedimi me gazetare ne Gjirokaster. Sipas tij, vetem tani qe e sheh, qe barra po rendon cdo dite ne menyre te tmerrshme mbi te, Rama kujtohet per tre ligjet. “Mendon se do tu thote qytetareve c’me duhet mua se c’bera une. Ate nuk mund tua thuash shqiptareve, sepse ju ke bere nje dem personal cdo qytetari shqiptar. Pasi bene demin e madh, lane shqiptaret pa status, u garantuan se statusi nuk merret. Tani ndihen te lehtesuar”, - kritikoi Berisha. Megjithate, ai shprehu gatishmerine, qe te therrase menjehere mbledhjen e Kuvendit ne seance plenare per tu votuar tre ligjet. Por theksoi faktin se Rama, i cili beson se mund te mashtroje qytetaret shqiptare, duhet tu kerkoje 220 here te falur per cdo dite, qe nuk i votoi duke iu bere nje dem kolosal, duke privuar vendin nga nje pasaporte dinjiteti. Sipas tij, Rama duhet te kerkoje te falur, pasi u privoi qytetareve miliona euro grante nga Komisioni Europian per projekte, per fermeret, duke iu humbur atyre investime, duke privuar emigrantet nga njohja e viteve te punes per pensionet. “Nje njeri i pergjegjshem, qe merr kthesen, sepse pendesa eshte njerezore, se pendohesh dhe duhet te thuash se u pendova, por te kesh pendesen ata qe lexojne ne doktrina psikologjike, ata do te gjejne se pendesa eshte nje dukuri me e vonshme tek homosapiens, sesa kompleksi i turpit, eshte e nje stadi me te larte, pendesa. Ndaj dhe nese z. Rama e ka seriozisht kete zotim solemn, Parlamenti mblidhet menjehere dhe i kerkoj z. Rama te votojme amnistine e plote, per biznesin qe nuk e votoi”, - shtoi kreu i qeverise. Sipas tij, pse jo duke qene se po mblidhet Kuvendit, te votohet edhe amnistia per biznesin, e nisur ne kuader te 100 vjetorit te pavaresise. Duke sqaruar se kjo nuk eshte kusht per te votuar tre ligjet, por nje thirrje qe ti jepet nje mbeshtetje e plote biznesit, duke qene se amnistia do shumicen e 3/5 te votave ne Kuvend.

PERGJIGJJA

“Une do ti kerkoj kryetares se Parlamentit dhe deputeteve te mi, qe te votojne qe neser. Ne kemi pritur mbi 200 dite. Eshte gjeja me e paimagjinueshme te degjosh Kryeministrin e Serbise, qe ju thoshte qytetareve te saj se e firmoste marreveshjen me Kosoven, per ti hapur rrugen vendit te tij drejt integrimit per Europen, dhe shikoja kryetarin e opozites shqiptare se bllokon statusin e vendit kandidat”

Meta: Tre ligjet te votohen keto dite

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka kerkuar nga mazhoranca miratimin e tre ligjeve te integrimit, por me kushtin qe te hyjne ne fuqi me krijimin e Parlamentit te ri. Ne nje konference per mediet, Meta u shpreh dje se mazhoranca duhet te jete me e qarte per votimin e tyre. “Gjej rastin duke u nisur nga nje deklarim i djeshem i z. Berisha se duhet bere gjithcka per te marre statusin e vendit kandidat brenda ketij viti, per ta ftuar perseri qe te jete me konkret per kete ceshtje, pasi sikurse kemi theksuar edhe ne komunikimet e meparshme publike, mundesia ndoshta e vetme qe Shqiperia ta marre statusin e vendit kandidat brenda ketij viti eshte qe tre ligjet te votohen keto dite ne kuvend natyrisht me kompromisin qe ato te hyjne ne fuqi me Parlamentin ri”,- u shpreh kreu i LSI-se. Meta shtoi se forcat politike duhet te angazhohen maksimalisht per integrimin, duke e cilesuar si ceshtje kryesore. “Mundesia e vetme per ta realizuar kete objektiv eshte qe z. Berisha ta pranoje kete propozim qe une kam bere prej gati tre javesh”-, u shpreh dje kreu i LSI-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›