DASH: Shpërthimi i antisemitizmit, shkak "Agimi i Artë"
“Agimi i Artë është kërcënim për shprehjen e lirë të besimit fetar të shtetasve në Greqi”, thuhet ndër të tjera në raportin e Departamentit të Shtetit mbi lirinë fetare për vitin 2012, ku theksohet se Agimi i Artë është një parti "anti-semite" dhe "ksenofobe".
Raporti vë në dukje se qeveria greke i dënon aktet e dhunës kundër emigrantëve, por vëzhguesit iu bëjnë vazhdimisht thirrje autoriteteve të përpiqen më shumë për të trajtuar urrejtjen "e verbër" dhe raciste të Agimit të Artë.
Sipas DASH, në përgjithësi, qeveria greke i respekton lirinë fetare, megjithatë kufizimet e imponuara në Kushtetutë dhe në ligjet e vendit ndikojnë tek pjesëtarët e komuniteteve jo-greke dhe tek grupet fetare jo-ortodokse.
Pastaj theksohet se anëtarët e Agimit të Artë, një parti politike që promovon anti-semitizmin dhe racizmin si dhe sulme të dhunshme kundër qytetarëve, janë anëtarë të Parlamentit, të zgjedhur për herë të parë në historinë e vendit.
Në raport vërehet se Kisha Ortodokse Greke ka ndikim të rëndësishëm social, politik dhe ekonomik, ndërsa disa qytetarë jo-ortodokse kanë raportuar incidente të diskriminimit shoqëror. Raporti përmend incidentin që ndodhi me regjisorin shqiptar Laert Vasili dhe shfaqjen e tij "Corpus Christi", dhe incidentet që shkaktuan anëtarët e Agimit të Artë, për të ndaluar shfaqjen.
Së fundi, theksohet se politika e qeverisë greke mbi lirinë fetare nuk ka ndryshuar ndjeshëm gjatë vitit paraardhës.
Ekspozimi i përgjithshëm për Lirinë Fetare në nivel ndërkombëtar, u prezantua dje nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.