Berisha hap faqe ne Facebook, mbi 16 mije fansa ne pak ore
Ne pervjetorin e 22-te te 8 Dhjetorit, qe eshte festa zyrtare e "Dites se Rinise", kryeministri Sali Berisha lajmeroi nje surprize per te rinjte dhe te rejat e mbledhur dje ne pallatin e Sportit te Tiranes. Nga e shtuna, z.Berisha ka faqen e tij zyrtare ne rrjetin social Facebook. Me sfond ne ekranin gjigant, faqen e tij zyrtare, z.Berisha njoftoi edhe celjen e kesaj faqeje duke i ftuar te behen miq dhe fansa te gjithe shqiptaret. Duke i ftuar te rinjte te komunikojne se bashku, kryeministri u shpreh se, "prej shume vitesh shkembej qindra mesazhe ne dite me te rinjte, me qytetaret shqiptare kudo qe jane dhe tani jane bere me qindra e mijera te tilla". Dhe ketu pohoi: "Prej kohesh kam nje deshire te madhe, nje lakmi te thelle shpirterore, qe ne Facebook te jem njeri prej miqve tuaj, te komunikoj me ju. Ndaj dhe zgjodha kete dite, kete takim, per te ardhur tek ju me profilin tim ne Facebook". I menjehershem ishte reagimi i pjesemarresve dhe i shqiptareve qe ndoqen transmetimin live te eventit dhe u informuan nga lajmet. Ne pak ore deri dje ne mbremje, faqja zyrtare e z.Berisha arriti ne mbi 16 mije pelqime.
Faqja e Facebook-ut e Kryeministrit Berisha eshte me e reja e hapur nga politikanet shqiptare. Brenda pak oreve nga lancimi i saj, deri dje ne mbremje jane regjistruar mbi 16 mije fansa. Ndersa mesazhi i dites se pare, hedhur nga vete kryeministri Berisha me I-Pad, ka marre mbi 2700 pelqime (like), rreth 500 komente dhe mbi 200 shperndarje. Ne kete mesazh kryeministri me nje gjuhe shqipe te paster, ndryshe nga tekstet larg drejtshkrimit qe rendon Facebook mbushet cdo dite, shkruan: "Sapo iu bashkova Facebook-ut! Duket shume praktik ne IPad. Une do te dergoj perditesime dhe fotografi dhe mezi pres qe te bisedoj me ju. Ju lutem ndani kete faqe me familjen dhe miqte tuaj.-SB".
Profilet
Emri i Sali Berishes nuk ka qene surprize ne Facebook. Prej kohesh ne kete rrjet social qarkullojne dhjetera profile te ndryshme qe dashamires ose jo, kane hapur me emrin e Sali Berishes, por vete kryeministri here pas here ka bere publik faktin se, ai nuk ka pasur nje faqe te tijen ne kete rrjet social. Per shkak te ketyre faqeve te hapura ne emer te tij shume vete jane bere miq ose fansa duke menduar se ishin lidhur virtualisht me z.Berisha. Por faqja zyrtare ne te cilen qytetaret mund te flasin me kryeministrin eshte ajo qe ai lancoi dje ne Diten e Rinise, facebook.com/saliberisha
Bashkebisedimi
Kryeministri tashme i gjendur edhe ne Facebook, nuk eshte mjaftuar vetem me kaq, hapjen e nje faqeje ku njerezit mund te bejne komente e pelqime fotove te tij apo thenieve te tij. Vete Berisha ka sqaruar ne faqen e tij se te gjithe ata qe duan mund te bashkebisedojne me te, e kane te mundur nepermjet sms-ve ne telefonin celular ose mesazhe ne Messenger (whats-app). Ai njofton se qytetaret mund te dergojne mesazhe ne numrin e tij te telefonit +355692099410.
Faqja e FB
Te gjithe ata, te cilet kane hapur faqen e Facebook-ut dhe kane shprehur pelqimin e tyre edhe per faqen e kryeministrit Berisha kane vene re se ajo eshte nje faqe publike. Nepermjet kesaj faqeje kryeministri Berisha vjen me afer qytetareve shqiptare ne nje menyre me sportive dhe larg profilit zyrtar. Kjo shihet edhe nga fotot qe z.Berisha ka hedhur ne faqen e tij zyrtare ne Facebook. Jane kryesisht foto nga takime me rinine dhe banore te zonave te ndryshme te vendit, ku here pas here, z.Berisha ka lene veshjen zyrtare me kostum e kravate qe mban ne mbledhje qeverie dhe aktivitete te tjera, duke preferuar veshje me sportive. Fotoja e profilit te kryeministrit eshte me nje T-shirt me vija blu dhe te bardha dhe sfondi pas tij, te maleve, shkeputur nga nje prej bashkebisedimeve te tij me mediat.
E ashtu si dhe plot faqe te tjera qe kane seksionin e faqeve qe sugjerohet te pelqehen, edhe z.Berisha ka nje te tille ne faqen e tij. Ajo eshte faqja zyrtare e PDSH. Numri i fansave ne faqen e kryeministri Sali Berisha sa vjen e shtohet me shpejtesi.
Citimet, kenget dhe librat qe pelqen Kryeministri
Citimet e preferuara
"Asgje nuk eshte me keq se sa indiferenca e njerezve" - Edmund Burke
"Liria funksionon" - James Baker
"Ata qe bien duke luftuar, ngrihen perseri" - Winston Churchill
Interesat
Qendrimi me familjen (gjate fundjavave), ngjitja ne malin e Dajtit, ngrenia e molleve te Korces (me te mirat ne bote), ndertimi i rrugeve, Edukimi. Leximi i librave, leximi sms dhe mesazheve tuaja, noti, Shqiperia Europiane, dhe natyrisht ipadi im
Librat e preferuar
Viti '93 - Victor Hugo, Per ke bien kembanat - Ernest Hemingway, Emri i Trendafilit - Umberto Eco, Shkretetira e Tartareve - Dino Buzzati, Plaku dhe deti - Ernest Hemingway, Atlas Shrugged - Ayn Rand, Lolita - Vladimir Nabokov, Kujtimet e Adrianit - Marguerite Yourcenar, Ngjyra e purpurt - Alice Walker, Ali Pasha biografi nga Sabri Godo, cdo gje te shkruar nga Ismail Kadare, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Gjergj Fishta, i dua librat!
Muzika e preferuar
Beatles, Tom Jones, Elvis Prestley, Ricky Martin, Kanye West, Beyonce, Whitney Houston, Rihanna, Inva Mula, Rita Ora, Saimir Pirgu, Elita 5, Jacque Braille, si dhe kengetare te tjere shqiptare.