Rama: Endrrat e dhjetorit nuk jane realizuar te gjitha Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka zgjedhur te kujtoj 8 Dhjetorin, Diten Nderkombetare te Rinise, ne nje ambient me muzike rrok dhe me te rinjte e Forumit Rinor Eurosocialist. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se ka deklaruar se shume nga endrrat e dhjetorit nuk jane realizuar te gjitha, ndaj sipas tij, i takon brezit te te rinjve te sotem qe te vendosin per vendin. "Shume nga endrrat e dhjetorit te 1990 nuk jane sot te realizuara, por kjo ngjarje e madhe beri te mundur dicka te jashtezakonshme, iu dha te drejten njerezve te vendosin vete ndryshimin", tha Rama. Kreu i PS-se ka sjelle ne vemendje se protesta e studenteve kane sjelle per qytetaret nje ndryshim te madh, duke u dhene atyre mundesine qe te vendosin per fatet e veta. "Njerezit moren ne dore mundesine per te vendosur vete dhe varet nga njerezit se sa shume duan ta perdorin kete mundesi, varet nga secili prej jush se sa deshiron dhe se sa vullnet ka, qe mundesine per te vendosur vete ta perdore deri ne fund dhe me ate mundesi te beje te mundura gjera qe sot mund te duken te pamundura", tha Rama. Kreu i PS-se shtoi se asgje nuk eshte e pamundur kur njerezit e zakonshem vendosin te perdorin mundesite qe kane ne dispozicion dhe behen bashke. Kreu i PS-se ka perseritur dhe apelin e te rinjve qe te merren me shume me politike dhe te mos jene indiferente karshi saj, pasi veten ne kete menyre do te munde te jene te afte te marrin vendimet e duhura. Rama ka bere nje krahasim me kohen para viteve '90 duke theksuar se vendi nuk ndodhet me ne kushtet e meparshme, por gjerat kane nevoje te ndryshojne serish. "Sot me shume sesa atehere eshte e qarte se nga hedhja e nje hapi te metejshem duke perfshire ne politike, duke u marre me politike, duke mos e lene politiken qe te merret me ty pa deshiren tende, eshte nje investim i sigurt per te nesermen. Eshte nje investim qe nuk ka ne vete rrezikun e madh qe kishte, rreziku te pakten e te panjohures 22 viteve me pare", tha kreu i PS-se. Rama ka shtuar ne fjalen e tij se te rinjte duhet ta shohin politiken edhe si argetim. "Edhe te marrurit me politike per te gjithe ju qe jeni perfshire ne kete rruge duhet te jete nje argetim. Permes ketij argetimi ne kemi mundesine qe te ndryshojme shume gjera duke bere te mundur qe t'i japim politikes tinguj, t'i japim politikes buzeqeshje, t'i japim politikes endrra, shpresa, ambicie, deshira", tha kreu i Partise Socialiste.