Perurohet ne Qytetin Studenti, shtatorja e Azem Hajdarit
Miq, shoke, familjare dhe drejtues te politikes jane mbledhur dje te gjithe bashke serish pas 22 vitesh per te nderuar dhe kujtuar tribunin e demokracise Azem Hajdari. Kete here mungesa e tij eshte "zevendesuar" me shtatoren, e cila eshte vendosur ne sheshin e Qytetit Studenti. Shtatorja ne kujtim te martirit te demokracise eshte zbuluar nga kryeministri Berisha dhe familjaret e Azem Hajdarit. Gjate fjales se tij z. Berisha vleresoi figuren dhe kontributin qe Azem Hajdari i dha Shqiperise, si nje nga iniciatoret e levizjeve studentore, qe i dha fund regjimit komunist. "Sot inaugurojme shtatoren e liderit te dhjetorit, e studentit, te riut, i cili ne historine tone kombetare do mbetet ndoshta tribuni qe me guximin, kurajen vendosmerine dhe vizionin beri me shume per lirite tona, per lirite e shqiptareve. Studente dhe studente ju do te kaloni prane kesaj shtatoreje dhe natyrisht ne teresi nuk e keni njohur liderin e studenteve te dhjetorit '90, te cilet ne shqiptaret ne kater ane te ketij vendi do ti quanim engjejt e lirise tone", tha Berisha. Ai shtoi me tej se, "kjo shtatore qe mund te vendosej ne cdo bulevard dhe shesh po ketu qendron me madherishem se kudo tjeter. Qendron ne nderimin me te madh, te vepres tuaj te pavdekshme, qendron ne vendin qe per ne shqiptaret qe erdhem ne vitet '90 si njerezit me te shtypur te planetit ky shesh do mbetet djepi ku rilindi dinjiteti yne njerezor, ndaj dhe i dashur Azem nuk mund te kishte vend tjeter, se ketu ku ti nise nje nga betejat me te veshtira dhe me te guximshme ne historine e lirise se shqiptareve". Kryeministri ka kujtuar momentet e njohjes me Azem Hajdarin, teksa theksoi se partia qe themeloi dhe drejtoi tribuni i lirise kishte marre te gjitha vendimet per mposhtjen e klikes komuniste. Duke vleresuar miqesine me te dhe lidhjen e ngushte qe ka pasur, Berisha tha se, "dua t'ju rrefej se Azem Hajdari eshte miku im me i mire, takohem dhe bisedoj cdo here me te".