E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkozë, romët në protestë: Duan të na zhvendosin. Reagon Bashkia

TIRANE – Frika e ndonjë urdhri të fshehtë për t’i zhvendosur nga territori i Shkozës, ku jetojnë në baraka 15-vjeçare, ka alarmuar komunitetin rom, i cili ka dalë në protestë.

Romët janë shprehur se një grup punëtorësh kanë kryer matje të territorit ku janë vendosur barakat e tyre, çka sipas tyre hedh hije të forta dyshimi për ndonjë plan të mundshëm për lirimin e terrenit që ndodhet brenda ish-kombinatit të autotraktorëve.

“Ne mirë që jetojmë me kasolle, prej 17 vitesh dhe asnjë nuk na ka ndihmuar. Ne nuk do lejojmë asnjeri që të shkeli në këtë tokë dhe të na heqi ne. Këtu do rrimë, këtu do vdesim. Qeveritarët nëse duan vota kanë një kusht nga ne romët, të vijnë këtu të shikojnë gjendjen e romëve para se t’i heqi nga vendi tu japë një strehë.”- shprehen romët.

Pas këtij lajmi ka reaguar Bashkia e Tiranës. Burime nga ky institucion kanë bërë të ditur se nuk është i vërtetë pretendimi i komunitetit rom në Shkozë. Sipas tyre, Bashkia nuk ka bërë asnjë matje, aspo njoftim për lëvizje apo zhvendosje të këtyre banorëve nga territori ku janë vendosur. Të njëjtat burime pohuan se Bashkia do të nisë hetimin për të zbuluar personat që janë shfaqur para banorëve si punonjës të Bashkisë, ndërsa informon se ka projekte për integrimin e këtij komuniteti përmes programeve sociale që synojnë strehimin, punësimin dhe arsimimin e tyre.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shkozë, romët në protestë: Duan të na zhvendosin. Reagon Bashkia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›