Kastriot Islami: Arta Dade, kritikat adresoja Edi Ramës dhe jo mua
Tiranë- Rrjetet sociale janë bërë një arenë e rëndësishme ku tashmë edhe politikanët shkëmbjenë akuzat dhe replikat mes tyre. Pas një opinioni të publikuar nga deputetja Arta Dade, lidhur me kalimin e deputetiti Katsriot Islami tek lista e PD-së, është Islami që reagon. Ja çfarë shkruante Arta Dade:
Sigurisht që, kur kolegët rreshtohen në llogoren e cila për 22 vjet e ka nëpërkëmbur Shqipërinë, e cila e ka dhunuar jo vetëm psikologjikisht, por dhe fizikisht, madje dhe vetë kandidatët e PD-së, ish-deputetë të PS-së, padyshim që ndjejmë keqardhje. Por jam më shumë e dëshpëruar. E mendoja mbrëmë dhe nuk e di si ndjeheshin ata të dy kur hipën në tribunë, përkrah njeriut që i ka dhunuar, përkrah njeriut që ka dërguar SHIK-un në vitin 1996 dhe që ne e kemi shpëtuar nga duart e këtij shërbimi sekret ndonjërin prej kolegëve që ishin mbrëmë në atë tribunë të PD-së përkrah Berishës, pra nga duart e SHIK-ut që ishte aq i egër në ato vite të vështira. Por, në politikë, madje kudo në veprimtarinë njerëzore, individi mban përgjegjësi për hapat që hedh dhe hapat që nuk hedh. Kështu që përveç keqardhjes nuk kam asgjë tjetër,- shprehet Dade/
Pas këtyre qëndrimeve të Dades ka reaguar në rrjetin social Islami, i cili shkruan:
Te dashur miq ne Facebook dhe pertej. Lexoja me shume vemendje kete reflektim dhe nuk mund te mos reagoja, me racionalitet, ne menyre asimetrike, me etike…
Ne rradhe te pare une me shume etike i drejtohem publikisht “E nderuar zonja Dade” dhe jo thjesht ‘Kaçi”, por kjo nuk ka asnje rendesi sepse mund te jete edhe lapsus i gazetares.
Se dyti ajo qe thote zonja Dade duhet te ngrinte ne kembe te gjithe anetaret e kryesise dhe te forumeve socialiste kur Rama vendosi te me perjashtonte pa marre parasysh fare ne konsiderate eksperiencen time perfshire edhe kete qe thote zonja Dade. Zonja Dade ne fakt ka qene kunder perjashtimit tim nga PS-ja, por ajo qe thote sot duhet ti ishte thene Rames me force ne sy sepse eshte argument kunder Rames dhe pro meje. Dhe nese jo vetem zonja Dade por edhe te gjithe ata qe kane bashkendare me ne sakrifica ne PS do te kishin reaguar jame i sigurte qe do ta ndalonin Ramen ne spastrimet qe i ka bere dhe po i ben PS-se.
Se treti ndjej keqeardhje qe PS-ja ka arritur te perjashtoje shume njerez me kontribute ne PS, por vecanerisht individe me titullin Profesor te arsimuar ne perendim, duke shperfillur jo vetem trurin e tij por edhe sakrificat e tyre e te familjeve te tyre. Dhe keqeardhja per PS behet akoma me e madhe kur shikoj sesa shume ka ndryshuar Berisha i cili jo vetem ka reflektuar sic ka thene vete ndaj gabimeve te se kaluares duke i bere thirrje Rames te mos te njejtat gabime qe ai vete ka bere ne te kaluaren por me teper te vleresoje qendrimet e prej shtetari, qendrimet per te luftuar dukurite negative te bojkotit, veprimeve te dhunshme dhe te bllokimit te integrimit. Ky eshte eshte jo vetem argument kunder Rames por edhe argument pro Berishes dhe vendimit tim.
Se katerti, une e dashur Arta, duke te vleresuar si nje militante dhe duke te kujtuar ardhjen e pare me zyren time te kryetarit te Kuvendit, ju sugjeroj miqesisht te reflektojme te gjithe duke hequr dore nga beteja e armiqeve te rrethuar me tradhetare dhe ta zevendsojme me konkurimin e kundershtareve, me ekipe dhe programe alternative. Betejen e armiqeve nuk e fiton askush dhe mbi te gjithe qyetaret e pesojne. Une gjykoj se duhet te ngrihemi lart duke reflektuar edhe per gabimet qe mund te kemi bere ne te kaluaren por mbi te gjitha duke projektuar te ardhmen. Shqiptaret duan qetesi, pune, mireqenie dhe mezi presin qe Shqiperia te behet pjese e Europes. Une per kete luftoj…
Une do te vazhdoj te jem shtetar, te punoj per vendin tim, per shqiptaret, per integrimin ne BE por edhe per ceshtjen kombetare. Kjo eshte bindja ime dhe qendrimet e mia bazohen vetem ne bindjen dhe ndergjegjen time. Jam gati te sakfrikoj duke luftuar kunder “prangave” te disiplines klienteliste,- shprehet Islami.