Berisha harron “dosjet”, merret me te majtet

Kryeministri ka zgjedhur serish foltoren e preferuar te diversionit politik, mbledhjen e qeverise per t’i kerkuar kreut socialist, Edi Rama, te mos behet perjashtues me Levizjen Socialiste per Integrim si force e trete politike ne vend.
"Ftoj Ramen te deshmoje sens kompromisi me forcen politike qe ka 8-10 perqind te elektoratit. Nuk eshte ne interes shmangia e kesaj force politike", u shpreh Berisha.
Duke pranuar si rrallehere te kete gabuar kryeministri theksoi se egzistojne te gjitha mundesite per nje proces gjitheperfshires pavaresisht konsensusit me Partine Socialiste.
"Eshte mundesia per nje reflektim. Ne e pranojme se kemi nje konsensus me PS-ne, por nese e zgjerojme do te ishte me mire", u shpreh Berisha.
Meta: Jemi per gjithperfshirje
Kryetari, Ilir Meta, ritheksoi se kodi i ri duhet te jete gjithperfshires dhe hodhi poshte cdo mundesi per te bashkuar votat me kryeministrit ne menyre te njeanshme duke lene jashte ketij procesi socialistet, i beri. Ne baze te ketij kodi te ri theksoi Meta duhet te jete gjitheperfshirja.
"Jemi per gjithperfshirje, nuk dua ta besoj se PS nuk do te reflektoje dhe do te kembengule qe kodi te kaloje me cene serioze dhe ndeshkuese per zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Meta.
Kreu i LSI-se, shprehu sigurine se socialistet do te reflektojne per te mos u bere pergjegjes te miratimit te nje kodi qe nuk do te garantonte sipas tij standartet e duhura te kerkuara nga nderkombetaret.
"Une nuk kam asnje arsye qe te paragjykoj ne menyre perjashtuese cdo njeri, cdo force politike qe reflekton", u shpreh Meta.
Kreu i LSI theksoi se eshte ende ne pritje te nje pergjigje zyrtare nga Partia Socialiste per takimin e kerkuar me kryetarin e saj, Edi Rama.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code