E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-historianëve: Tregoni shqiptarëve historinë siç është

Berisha ka këmbëngulur ditët e fundit që të rishihet historia e Shqipërisë veçanërisht për periudhën e komunizmit, sistem i cili manipuloi jo pak historinë e vendit tonë.

"Zogu u përball me racizmat e egra antishqiptare, por me një diplomaci të lartë bëri gjithçka për të konsoliduar pozitën politike të shtetit të ri shqiptar. Mbreti, oborri dhe mbështetësit e tij, vazhduan përpjekjet e tyre të gjithanshme për Shqipërinë, Kosovën, kombin dhe historia vazhdon të jetë e keqe për shqiptarët, ajo nuk u ka thënë shqiptarëve akoma të vërtetat e tyre", nënvizoi kreu i ekzekutivit.

Berisha ishte sot i pranishëm në një ekspozite me koleksione mbretërore, të Adamidi Frashërit, patriot dhe diplomat shqiptarë, në kuadër të 83 vjetorit të monarkisë shqiptare, duke theksuar se historia duhet të rishikohet dhe të jepet ashtu siç është, pasi sipas tij, "ajo mbetet ende larg të vërtetës".Duke kërkuar ridimensionimin e figurës së Zogut, kryeministri e konsideroi 83 vjetorin e mbretërisë shqiptare si "një ngjarje të madhe pa të cilën nuk do kishte Shqipëri të pavarur dhe ekzistenca e kombit do ishte vënë në këcënimin dhe rrezikun më të madh në historinë e tij".

"Unë u bëj thirrje historianëve të vendit të hapin arkivat dhe tu thonë shqiptarëve të vërtetat ashtu si janë. Historia duhet të flasë me të vërtetat si janë dhe kjo do ndihmojë shqiptarët të njohin më mirë veten e tyre, të jenë vetja dhe të shohin më qartë drejt të ardhmes", përfundoi, kryeministri Sali Berisha./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-01 15:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›