E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku është agjencia BASHA e konsumatorit

Nga Kledian Lula

Agjencia Panariti e bashkisë Tiranë, që ka punësuar 200 inspektorë për të mbrojtur konsumatorin e kryeqytetit në të gjithë tregjet dhe shërbimet publike, ende pa u krijuar doli ekraneve dhe na u përbetua me madhështi, se do të bënte namin kundër abuzatorëve që cënonin interesat e popullatës. Këtë gjë e deklaroi me kapardisje dhe buzëqeshje të pafundme prej sfiluesi edhe dora vet, kreu i montuar i bashkisë Tiranë, naltmadhnia e PD, Lulëzim Basha. Pas krijimit administrativ në bordero, kjo agjenci doli në disa kioska domatesh e tezga trotuarësh e shoqëruar me kamera televizve qeveritare dhe vendosi ca gjoba propgandistike tek disa tregëtar rrugësh, të cilat ishin në atë vlerë, sa që shlyehen nga shitja e një tasi me gjizë. Tashmë, agjencia e drejtuar nga veterineri Edmond Panariti i LSI, i doktoruar dhe lauruar për pllenim dosash e rregjie lëkurësh në ferma private nëpër Europë, ka heshtur. Deklaroi se do të bënte naming, por që nga krijimi po bënë nani-nani. Të 200 ushtarët dhe 7 gjeneralët e kësaj agjencie, që paguhen nga taskat e banorëve të kryeqytetit për të mbrojtur konsumatorin nga rreziku për jetën, nga vjedhja në peshë dhe çmimet abuzive është strukur brenda gazemrës bashki dhe nuk po shkrep asnjë fjalë në kontrollin dhe ndëshkimin e tregut abuziv. Ka disa skandale të rënda e me pasoja për shëndetin e qytetarëve në kryeqytet, që janë punë direkte e pashmangshme e kësaj agjencie, të cilat po kalohen në heshtje të plotë, që në vetvete është ortakllëk me ata që rrezikojnë jetën dhe zhvasin xhepat e qytetarëve.

1. Fjala është për ushqimet masive e të veçanta, të cilat në masën 80% rezultojnë të jenë jashtë standartit, madje dhe me afate skadence të tejkaluara deri në 1 vit. Bashkëngjitur këtij skarciteti vrasës të shëndetit të popullatës, qëndrojnë dhe veprojnë barbarisht çmimet super të larta, madje nga 170% deri në 2 e 3 herë më të larta se në vendet e BE. Agjencia fantazmë Panariti-Basha e di këtë fakt, sepse vet kreu i bashkisë Lulëzim Basha nuk konsumon nga këto ushqime, por i sjell me garanci nga Holanda, ndërsa vetë kreu i agjencisë Edmond Panariti i blen ato në Itali. Por këtë e ka deklaruar edhe vetë zv/ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, zoti Ndoc Fasllia, i cili 15 ditë më parë, doli në TV e tha: Mos blini perime, zarzavate dhe fruta importi, se janë jashtë standartit të bilancit minimal ushqimor dhe të dëmshme për shëndetin.

2. Fjala është për nivelin e lartë të çmimeve në tregun e kryeqytetit, çmime këto që ta kthejnë pagën dhe pensionin në 1 jave e 10 ditë jetesë minimale. Këto çmime stratosferike i di agjencia fantazmë Panariti-Basha, por nuk belbëzon asnjë rrokje e nuk shkojn ti frenojë, sepse e di që monopolet e tregut i kanë shefat dhe ministrat e pushtetit të tyre.

3. Fjala është për cilësin dhe sigurinë e ilaçeve që tregëtohen në farmacitë e kryeqytetit (dhe të vendit). Sipas kontrolleve të ushtruara, rezulton se afro 60% e ilaçeve masive dhe atyre për sëmundje të veçanta janë të sakduara, me etiketa garancie e sigurie false, pa llogaritur çmimin e lartë që vendosin farmacistët dhe 10% taksë TVSH e vendisur me ligj. Agjencia fantazmë Panariti-Basha e di këët fakt, por nuk flet, sepse këtë tregëti kriminale e bëjnë bosët e pushtetit të tyre.

4. Fjala ëshët për shërbimin shëndetësor publik, në spitalet e të cilit qyetarët shkojnë me dollap rrobesh e pajisjesh me vete, masakorhen, tallen, zvarriten, pagujanë rryshfete e ilaçe, madje edhe vriten nga mungesat e shërbimeve, nga mjekimet, nga operacionet e pakujdesshme, nga indiferenca dhe paaftësia profesionale e mjekëve. Agjencia fantazmë Panariti-Basha nuk flet asnjë fjalë për këtë batërdi me emrin absurd shëndetësi moderne, sepse shefi i pushtetit Sali Berisha, ka dalë ekraneve dhe ka thënë që mjekësia shqiptare ka nivel europian, por edhe sepse Luli dhe ortakët e pushtetit të tij edhe kur i zë gripi shkojnë e mjekohen jashtë vendit.

5. Fjala është për energjinë elektrike, që kompania CEZ ua shet shqiptarëve familjarë e bizneseve sa frëngu pulën. Ua ndërpret dhe nuk ua çon energjinë e nevojëshme në sasi, në kohë dhe fuqinë e duhur pranë shërbimeve që kërkojnë. Ua faturon në shuma të larta edhe kur konsumi është tepër i ulët e nuk I përfill kur ankohen, madje i përze me kamzhikë policie nga zyrat. Agjencia fantazmë Panariti-Bashae di mirë këtë realitet, por nuk ndërhyn, sepse brenda aksioneve dhe përfitimeve miliardëshe të CEZ, janë interesat e familjes së Saliut të Lulit dhe Ilirit të Edmond Panaritit.

6. Fjala është për librat shkollorë, që edhe sivjet pushteti i Lulit, do ti shpërndajë me skemën mashtruese të ribmursimit, duke i sjell vërdallë e duke mos u dhënë asnjë qindarkë nxënësve fëmijë të famljeve në nevojë, siç është parashikuar në ligjin fals të Saliut. Agjencia fantazmë Panariti-Basha e di mirë këtë fakt, por nuk shqetësohet, sepse në këtë pazar të ndyrë përfitimesh është i përfshirë ministri i Saliut dhe zv/ministrja e Ilirit të LSI. Por edhe sepse këta dhe shefat qeveritarët i kanë fëmijët me banim, me trajtim e studime jashtë vendit.

7. Fjala është për ujin e pijshëm, të cilin një nga Dollapët e pushtetit të Saliut e faturon me shifra afrofe dhe super të larta, por agjencia fantazmë Panariti-Basha nuk ndërhyn, sepse Dollapi i pushtetit nuk i përfill këta dy leshko të bashkisë kukull, mbasi fijet e korrupsonit dhe vjedhjeve me ujin e pijshëm, janë të lidhura tek kolltuku i familjes SALI.

8. Fjala është për sahatët e ujit, që Drejtor-Pronar-Dollapi i Saliut ka urdhëruar të montohen dhunshëm tek familjet e Tiranës dhe me çmim të paguar prej qytetarëve, ndërkohë që mirëmbajtrjen dhe pajiset e deri në furnizimi i konsumatorit, i ka detyrim ligjor ujësjellësi. Janë 252 mijë sahatë që po vendosen në mënyrë banditeske prej horrave të ujësjellës-familje-pushtetit SALI dhe me çmim 3-4 herë më të lartë se çmimi real i sahatëve në tregun e lirë. Këtë skandal-krim ndaj konsumatorëve, agjencia fantazmë Panariti-Basha e di mirë, por nuk ndërhyn, mbasi këtë tregëti të zezë sahatësh uji e bënë Zeni Saliut dhe Drini Kryemadhi i Ilirit.

9. Fjala është për cilësinë e ujit të pijshëm, që shkon nëpër familje i papijshëm dhe madje i qelbur deri në përzjere me fekale. Por paguhet si i pijshëm. Këtë gjë e di mirë agjencia fantazmë Panariti-Basha, por nuk ndërhyn, sepse në familejt e tyre përdoret ujë i distiluar, i ardhur nga jashtë vendit.

10. Fjala është për furnizmin me ujë të familjeve shqiptare, furnizim që nuk i kalon 3 herë në ditë me nga 1 orë ujë në 80% të zonave të Tiranës. Agjencia fantazmë Panariti-Basha e di mirë këtë realitet rëndues, por nuk flet asnjë fjalë, sepse ka dalë e ka folur në TV shef Saliu, duke thënë se Tirana dhe Shqipëria ka 24 orë furnizim me ujë dhe të pastër.

Përse nuk flasin 7 gjeneralët e  Agjencisë BASHA?

Përveç 200 inspektorëve, në krye të Agjencisië së (Mos)Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës janë emëruar edhe 7 gjeneralë, të cilët punojnë si drejtora të lartë në institucione shtetërore.Poku janë dhe çfarë bëjnë këta zyrtarë shteti, të cilët janë përzgjedhur nga klika në pushtet, që të paguhen fiktivisht edhe me nga një rrogë të majme në bashkinë e Tiranës?

1.  Ku është dhe përse nuk flet GANI MOKA, Drejtori i Siguri-Cilësisë së Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë, njeriu i prezantuar me aq bujë si luftëtarë i papajtueshëm me abuzuesit e tregut dhe mbrojtës i zjarrtë i konsumatorëve?

2.      Ku është dhe përse nuk flet TEUTA MYRSELI, Drejtore e Institutit të Sigurisë Us

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›