Bikini apo burka!
Bikini dhe burka në të njëjtin vend, në një njëjtin plazh dhe kurrfarë shqetësimi për askënd. Reporterët e AFP-së i kanë kushtuar enkas një artikull të botuar një ditë më parë tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri
Një vajzë e re me bikini tërheq vëmendjen e shumë syresh. Disa metra më tej, mamaja e një familjeje myslimane, e mbuluar me burkën dhe hixhabin e saj, kridhet në ujë mes fëmijëve të saj. Në dalje nga deti, të gjithë shijojnë rrezet e diellit dhe askush nga pushuesit nuk vë re episodin që ndoshta diku gjetkë në Evropë nuk do të kalonte në heshtje. Në të vërtetë, ajo që nga të gjithë shqiptarët nuk përbën kurrfarë shqetësimi, ka tërhequr vëmendjen e disa reporterëve të AFP-së, të cilët i kanë kushtuar enkas një artikull të botuar një ditë më parë tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri, madje edhe në një ditë të nxehtë të sezonit turistik në një nga plazhet e vendit, Spille. Bikini dhe burka në të njëjtin vend, në një njëjtin plazh dhe kurrfarë shqetësimi për askënd, për francezët, ky plazh është shembulli më i mirë ku ndërthuren mes tyre toleranca mes dy besimeve në vend, e cila vetëm në sytë e të huajve vërehet më mirë se kushdo tjetër.
Sipas të huajve, reflektim i një vendi të vogël, i ndarë mes aspiratës evropiane dhe peshës së traditave të tij, plazhi i Spillesë duket se është shembulli më i mirë në vend për këtë sezon ky dy tendencat ndërthuren mes tyre. Disa mendojnë që të tregosh të ndenjurat është një shenjë civilizimi dhe një manifestim i lirisë. Ndërsa të mbulosh trupin nga shikimet është një shprehje nënzhvillimi, – shprehet Selimi që vjen rregullisht së bashku me familjen e tij në këtë plazh publik rreth 100 kilometra larg Tiranës. Islami nuk e ndalon gruan të lahet, por me kusht që ajo të mbulohet në mënyrë të dukshme për tu mbrojtur nga shikimet e të tjerëve dhe ti pëlqejë vetëm Zotit, – reflekton Fatima, e cila del nga uji me hixhabin e saj të lagur dhe të ngjitur në trup. Selimi dhe miqtë e tij, rreth një duzinë, kanë bërë çkanë mundur të fshihen në plazhin e virgjër të Spillesë, ndonëse ende pa infrastrukturën e duhur. Për të huajt e AFP-së, asgjë nuk ndodh. Rreth katërqind metra më tej, vërehen gjithnjë bikinit dhe përballja e tyre. Ndonëse nuk ngurrojnë madje të konsiderojnë se ky plazh mund të njihet si plazhi i burkave. Në Islam, është e ndaluar edhe për meshkujt të shikojnë gratë e tjera, – deklaron Ermir Gjinishi, një profesor i ri në teologji.
Sipas tij, zgjidhja do të ishte krijimi i një getoje për myslimanët e devotshëm me plazhe për besimtaret, të ndara nga burrat. Ata që kanë të holla shkojnë në Turqi ose gjëkundi. Por këtu, nuk ka aspak intimitet ose infrastrukturë të duhur për besimtarët, – pohon Hasani. Tek bikini ka shumë njerëz atë ditë. Rrobat e banjës të ndara në dy pjesë, që shpesh janë shumë komike, janë shumë në modë në Shqipëri, një vend që ka njohur shumë ndryshime që prej daljes nga epoka e komunizmit që pas viteve 90.
Por nuk bëhet fjalë të heqësh reçipetat në këtë vend. Siç shpjegon sipas mënyrës së tij Ilir Mosko, një polic nga Durrësi: Edhe pse nuk ka rregulla të shkruara mbi këtë çështje, është e ndaluar. Në të vërtetë, turistë të huaj holandezë tentuan të shkelnin një rregull të tillë një vit më parë në një plazh në jug të vendit, por veprimi i tyre u konsiderua si shkelje.
Veç moslejimit nga ana e policisë, në drejtim të këtyre të fundit erdhën edhe shumë ankesa nga shumë familjarë të tjerë, që ndodheshin në të njëjtin plazh me ta.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë myslimanë, me nënndarje të besimit bektashi i njohur për tendencat e tij liberale. Gratë mund të rrinë kokëzbuluar, ndërsa shihet edhe konsumimi i alkoolit nga ana e tyre. Por në këtë pikë, Islami paraqitet më i kufizuar.
Tek femrat e reja më rroba banje në dy pjesë nuk i kushtohet kurrfarë vëmendjeje siluetave të zeza që qëndrojnë mbi valë. Një grua me hixhab ose me burka, duke dalë nga uji, është gjithashtu seksi si një vajzë tjetër me bikini, – vlerëson Ariana, një studente në psikologji e ardhur edhe kjo në plazhin e Spillesë së bashku me të dashurin e saj. Nuk kam asgjë për të fshehur, as Zotit e as diellit, – shton vajza e re bionde, duke shtrënguar rripat e rrobave të saj të banjës. Për anën e hixhabit, nëse tregohemi të ashpër për bikinin, tek këta të fundit është indiferenca që predominon. Ariana, si shumë nga miqtë e saj, nuk hedh më shikime drejt fqinjëve të saj më hixhab në shezlongët ngjitur. Hixhab, burka, bikini, vëmendja është një çështje shumë personale, – citon Arta. – E rëndësishme është që gjithkush të ndihet i lirë të zgjedhë dhe të pranojë tjetrin pa asnjë kompleks. Francezët, nga ana e tyre, shikojnë ndërkohë vajzën e re me bikini që tërheq vëmendjen e shumë syresh dhe disa metra më tej, mamaja e një familjeje myslimane, e mbuluar me hixhabin e saj, kridhet në ujë mes fëmijëve të saj. Asgjë nuk ndodh.