Nis Festivali i Filmit në Venecia

Gjatë dhjetë ditëve të këtij evenimenti pritet të prezantohen për publikun rreth 24 filma të rinj.
Edicionin e këtij viti e çeli filmi “The Ides of March”, një triller politik me regjisor dhe protagonist aktorin e mirënjohur Xhorxh Kluni.
Filma të tjerë që do të shfaqen në vazhdim janë “Tinker, Tailor, Soldier, Spy” i regjisorit Tomas Alfredson, “A Dangerous Method” i Dejvid Kronenberg, “Carnage” i Roman Polanskit dhe “W.E”, ku luan Madona.
Në dekadën e tij të shtatë, Festivali i Filmit në Venecia ka ndryshuar nga një orientim kryesisht evropian, duke u bërë më i hapur ndërkombëtarisht.
Çmimet kryesore të këtij festivali janë “Luani i Artë”, që i jepet filmit më të mirë, dhe “Kupa Volpi” për aktorin dhe aktoren më të mirë.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-09-01 14:55