Topi: FRD-ja, partia që tejkaloi 30% kuotën e kandidimit të grave
TIRANE - Partia Fryma e Re Demokratike do të intensifikojë marrëdhëniet me publikun dhe do të kontaktojë direkt me qytetarët aty ku ata punojnë, në rrugë, kafene, rrugë, për ta prekur nga afër jetën. Kështu ka deklaruar sot në mbrëmje kreu i FRD-së, Bamir Topi, në një konferencë për prezantimin e kandidatëve.
"Ne synojmë një parlament të ri, që nuk i ngre komisionet hetimore për të linçuar kundërshtarët, por komisione që marrin funksione, që nuk i merr dot një institucion tjetër", -tha ai.
"Kam rastin sot të shpreh me kënaqësi që FRD-ja ka paraqitur listat jo vetëm duke respektuar 30% e përfaqësimit të grave, por duke e tejkaluar ndjeshëm dhe me informacionet që kam, jemi e vetmja parti që e kemi tejkaluar këtë", -tha Topi.
(er.nu/BalkanWeb)