E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia jep detaje mbi aksidentin tragjik në Skrapar

Sipas Policisë së Shtetit, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit tip Mitsubishi, me targa angleze, i cili ka qenë shtetasi Vladimir Dulellari, i pajisur me dëshmi aftësie për drejtim automjeti.

Segmenti rrugor Çorovodë-Grepck, ku ka ndodhur ky aksident i rëndë, është i pashtruar dhe i kalueshëm vetëm me mjete të larta. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të policisë rrugore dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, efektiva të FNSH dhe forcat RENEA, por personat e aksidentuar kishin pësuar vdekjen e menjëhershme. 

Operacioni për tërheqjen e trupave të personave të aksidentuar nga vendi ku kishte rënë automjeti filloi në orën 05:30 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 10:30. Gjatë operacionit të tërheqjes së trupave të shtetasve që humbën jetën në këtë aksident, forcat policore u ndihmuan edhe nga strukturat e Emergjencave Civile Berat, një grup sportistësh të Federatës Shqiptare Rafting Berat, si dhe një grup alpinistësh italianë.

Aksidenti ndodhi mbremjen e se henes, kur automjeti me te cilin po udhëtonin të rinjtë, tip fuoristrade doli nga rruga dhe përfundoi ne humnere 150 metër thellë.

Të rinjtë që humbën jetën janë:
1-Fatjon Feka, 23 vjeç
2-Vladimir Dulellari, 23 vjeç
3-Eni Guri, 21 vjeç
4-Xhulio Allko, 19 vjeç
5-Edison Çuko, 26 vjeç
6-Drilon Guri, 24 vjeç.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-16 14:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›