E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aparatura moderne për Neurokirurgjinë

Ai theksoi se aparaturat e reja bëjnë të mundur vëzhgimin e pjesëve më të thella të trurit.  “Instalimi i neuronavigatorit cerebral, thënë më thjesht, pajisje që navigojnë dhe që mundësojnë që truri të eksplorohet deri në thellësi të tij, dhe stafi i shkëlqyer dhe profesional në neurokirgji, mundësojnë realizimin e ndërhyrjeve ultrafine të paimagjinuara më parë”, tha Vasili.

Sipas tij, “njëkohësisht ka mbërritur pjesa tjetër e pajisjeve, që, duke u kompletuar në fazën e tretë, ngre nivelin e departamentit dhe shërbimit. “Kjo ambicie shumë e madhe e një cilësie të parealizuar kurrë më parë në Shqipëri, jep mesazhin e jashtëzakonshëm që ambicia mjekësore, shkenca mjekësore në Shqipëri, ecin me të njëjtin ritëm me atë evropian”. 

“Në këtë sipërmarrje të rëndësishme, projekt me vlerë 7 milion euro dhe ku pajisjet janë të gjeneratës më të re që aplikohet në Evropë e botë, kombinuar kjo me investimin e jashtëzakonshëm në mendjet njerëzore në kualifikimin profesional, kemi simbiozën e dy elementëve të rëndësishëm; teknologjisë në njërën anë dhe formimit profesional në anën tjetër që na mundëson  të tentojmë me sukses sipërmarrje kaq të rëndësishme dhe teknikisht kaq fine”, u shpreh ministri Vasili. 

Prof. Dr. Mentor Petrela, shef i spitalit, tha se veç rezonancës magnetike ekzistuese, do të ketë edhe 3-4 të tjera në sistemin publik. Sa i takon fluksit që mund të përballohet, ai tha se “jemi të mbuluar me rrjetin e imazherisë në mesataren evropiane. Me këto aparatura ne jemi në të tashmen dhe të paktën 10 vjet në standardin më të mirë. Projekti përfundon me arritjen e akselatorit që është pajisja që futet dhe do të trajtojë tumoret dhe kancerin me metodën më të mire”.  /Start/

                                                                                             2011-08-16 13:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›