E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, një fëmijë i lënduar; MB: Gati ndihmat

Ndërkohë, kryeministra Sali Berisha do të mbërrijë sot gjatë drekës në zonat e prekura nga tërmeti në verilindje të vendit.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se disa shtëpi janë të dëmtuara plotësisht në Ostres dhe Gjoricë, ndërsa thekson se shumë banesa të tjera kanë dëmtime të mëdha. Kjo ministri tashmë ka gati ndihmat për banorët me ushqimet dhe materiale të tjera. Për këtë arsye, dy helikopterë do të jenë në dispozicion për të transportuar ndihmat.

 “Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit vendor po bën verifikimet e dëmeve të shkaktuara. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale ka gati të gjithë ndihmën që do të nevojitet në materiale dhe ushqime për banorët e dëmtuar. Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion dy helikopterë për transportin e të gjitha ndihmave që do të nevojiten”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›