E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i percjell urime kreut te PS-se Rama Jete te lumtur ciftit te ri

16-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ska anashkaluar sot lajmin e bere publik nga vete Edi Rama se shume shpejt do lidhe kurore me njeriun e tij te dashur. Ne kete sens kreu i qeverise shfrytezoi rastin ti uroje fat dhe lumturi ciftit te ri duke zgjedhur keshtu sic tha kryeministri ndjenjat njerezore mbi ato qe karakterizojne politiken e perditshme. Jete te lumtur te trashegohet. I uroj shendet lumturi dhe urimet me te mira qe mund ti urohen nje cifti- shpreh kryeministri duke vijuar urimin e tij me I uroj gjithe te mirat ciftit te ri. Por kryeministri Berisha ngriti pikepyetjen se ku do e vendose kuroren Edi Rama meqe vete eshte kryetar Bashkie apo do ti drejtohet ndonje minibashkie. Por me thoni pak kuroren ku do ta veje ai se eshte kryetar Bashkie- deklaroi me tej kryeministri. Lidhur me pyetjen e medieve se si i ka pritur lulet e presidentit Topi me rastin e ditelindjes se tij te 66-te Berisha tha se i ka pritur me shume kenaqesi dhe se aspekti njerezor nuk duhet te ngaterrohet me problemet politike. Me shume kenaqesi keto aspekte njerezore mos mendoni ju se une i konfondoj me probleme politike- tha me tej kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›