Berisha, i pranishëm të dielën në Apartamentin 2XL
Prej kohësh aktorët e Apartamentit 2XL e ftojnë kryeministrin Sali Berisha të jetë i pranishëm në emisionin e tyre, të dielave në Vizion Plus.
Dhe kryeministri Sali Berisha ka vendosur që tua plotësojë dëshirën të rinjve, duke dalë të dielën, një javë përpara zgjedhjeve, në emisionin me audiencë të gjerë, sidomos mes të rinjve.
Gjithmonë në fund të programit, aktorët i këndojnë një personazhi të njohur të politikës, të cilin duan ta kenë të pranishëm në emision.
Tek ky emision kanë dalë edhe ambasadori Aleksandër Arvizu, ish- kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i opozitës, Edi Rama./ep