E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Gaz Dibra nuk i shpëton drejtësisë, kodi parashikon dy vite burg për blerje votash

1Pas publikimit të pamjeve në emisionin Fiks Fare ku shihet se si kandidati demokrat në Tiranë, Gazmend Dibra, tenton blerjen e votave me kuti ushqimesh, ka reaguar edhe Partia Socialiste.

Kandidati Sajmir Tahiri thotë se Dibra nuk do i shpëtojë drejtësisë. Ai citon edhe nenin e Kodit Penal që parashikon dënim deri në 2 vite burg për blerjen e votave.

Hetim në çdo brinjë të Gaz Dibrës dhe gjithë ju të tjerëve që blini votat e qytetarëve në këmbim të varfërisë dhe skamjes ku i keni lënë vetë!

Gaz Dibra dhe ju të tjerët, sot mbase keni imunitetin e pushtetit. Nesër jo! Para drejtësisë duhet të shkoni, për këto dhe të tjera!

Praktika e sharlatanëve që blejnë lirinë e qytetarëve, nën kërcënimin e pengmarrjes nga hallet ku vetë i kanë lënë, është kamxhiku modern i pushtetit.

Dhe është praktika që duhet të marrë fund menjëherë pas 23 qershorit!, shkruan Sajmir Tahiri në FB./ep

Kodi Penal i RSH

Neni 328

Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve

Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›