E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i pret shiritin rrugës, banorët ne protestë

Kryeministri Berisha këtë të dielë preu shiritin e përurimit të rrugës Milot-Fushë Krujë. Sot mbi 300 familje të zonës janë hedhur në protestë për shkak se nuk kanë marrë dëmshpërblimin ndaj shpronësimit 

RRESHEN-Një ditë pas prerjes së shiritit për përurimin e rrugës Milot-Fushë Krujë nga kreu i qeverisë Sali Berisha, banorët e Lacit janë hedhur sot në protestë. Tek Kryqëzimi i Patokut, pikërisht në vendin ku u pre shiriti i aksit Milot-Fushë Kruje, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, banorët kërkojnë të shpronësohen. Sipas tyre janë rreth 300 familje nga Laci në Fushë Krujë që nuk janë dëmshpërblyer për shpronësimin e tokave që u zunë nga ndërtimi i rrugës. Një pjesë e mjeteve të firmës që po punon për ndërtimin e rrugës, janë bllokuar sot nga banorët duke mos vijuar punimet. Banorët që kanë dalë në protestë janë shprehur për Neës 24 se kanë kërkuar të protestojnë që ditën e djeshme gjatë vizitës së kryeministrit në Lac, por janë penguar nga përfaqësues të pushtetit vendor atje. Ndërkohë sot ata deklarojnë se do ti përshkallëzojnë protestat deri në bllokim të rrugës, në rast se qeveria nuk u jep të paktën një informacion se në c’mënyre do të dëmshpërblehen. “Berisha erdhi dje si hajdut, preu një shirit dhe iku, ndërsa me shpronësimet tona nuk u morr askush”-janë shprehur lacianët në protestë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›