E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i propozon Topit shef te ri per Shtabin e Pergjithshem

Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi propozohet ne vend te Maksim Malajt

Forcat e Armatosura shqiptare pritet te drejtohen ne tre vitet e ardhshme nga Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi pas propozimit te ketij emri nga Kryeministri Sali Berisha bere dje Presidentit te Republikes Bamir Topi. Propozimi u nis dje ne zyren e Topit dhe erdhi per shkak te lirimit nga detyra per arsye te mbarimit te mandatit te Gjeneral Brigade Maksim Malaj dhe pritet te dekretohet nga Presidenti. Gjeneral Brigade Maksim Malaj shef i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise per arsye te mbarimit te mandatit me date 28.7.2011 te lirohet nga kjo detyre. Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi te emerohet shef i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise ishte propozimi i bere nga kreu i qeverise nje dite perpara mbarimit te mandatit te Malajt. Sipas ligjeve ne vend shefi i Shtabit te Pergjithshem eshte pergjegjes perpara Presidentit te Republikes Kryeministrit dhe ministrit te Mbrojtjes per komandimin e Forcave te Armatosura. Ai drejton pergatitjen dhe gatishmerine luftarake te Forcave te Armatosura siguron plotesimin me personel si dhe merr drejtimin dhe organizimin e veprimeve ushtarake dhe joushtarake.

Po keshtu ligji i jep te drejten shefit te Shtabit te Pergjithshem qe te jete edhe keshilltari me i larte ushtarak i Presidentit te Republikes i Kryeministrit dhe i ministrit te Mbrojtjes. Ne kete kuader ai nxjerr urdhra dhe udhezime brenda pergjegjesive dhe detyrave qe ka. Po keshtu ai eshte ushtaraku me i larte ne grade e detyre ne Republiken e Shqiperise dhe eprori me i larte ushtarak i te gjithe personelit te Forcave te Armatosura. Po keshtu ky autoritet miraton doktrinat ushtarake te forcave tokesore detare dhe ajrore. Shefi i Shtabit te Pergjithshem paraqet te ministri i Mbrojtjes projektin per strukturen numrin dhe organizimin e Forcave te Armatosura. Ai i propozon atij planet e zhvillimit dhe te modernizimit te FA-ve dhe programet e vecanta ne fushen e mbrojtjes qe kerkojne mbeshtetje financiare. Ne kuader te anetaresimit te Shqiperise ne NATO roli i ketij zyrtari te larte te FA-ve eshte i madh dhe me nje pergjegjshmeri me te madhe sec eshte konsideruar me pare. Ligjet ne fuqi nuk kane parashikuar qe kjo figure e rendesishme te marre miratimin e Parlamentit por emerimi i tij parashikohet te behet me propozim te Kryeministrit te vendit dhe me dekretin e Presidentit te Republikes. Pas aprovimit te dekretit nga ana e Presidentit per shefin e Shtabit te Pergjithshem parashikohet edhe nje ceremonial i vecante betimi ne Presidence. Xhemal Gjunkshi aktualisht eshte komandant i Brigades Logjistike prane Forcave te Armatosura edhe per kete detyre ai ka marre dekretin e Presidentit te Republikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›