Ndryshimi i KQZ-se perplas Ristanin me Celibashin
Kryekomisioneri Arben Ristani shprehet kunder ndryshimit te formules se institucionit qe ai drejton duke e cilesuar te keqen e administrimit te zgjedhjeve jo nga ana e KQZ-se por te qendrimi qe kane mbajtur partite politike dhe te besimi i paleve. Ne nje takim per certifikimin e vezhguesve vendore te organizates Albanian Life Quality. Reforma zgjedhore eshte e domosdoshme. Venia ne zbatim e ligjit zgjedhor tregon qe ai ka vend per te ndryshuar dhe permiresuar per te arritur standardet me te mira. Nuk besoj qe shtyllat kryesore te ndryshimit te Kodit Zgjedhor do te jete ndryshimi i administrimit te zgjedhjeve. Do te jene pika te ndryshme te Kodit Zgjedhor qe do ta bejne ate me fleksibel ne zbatimin e tij tha Ristani. Kryekomisioneri Ristani ka dale kunder idese se hedhur nga ana e opozites per ndryshimin e formules se propozimit te anetareve te KQZ-se duke bere qe te drejten e paraqitjes se kandidaturave ta kene institucionet si Presidenti. Per Ristanin formati aktual i KQZ-se ka rezultuar i suksesshem. Nuk mund te them qe eshte kjo forme qe ne kemi me e mira por sigurisht qe eshte nje forme rezultative e administrimit te zgjedhjeve sepse eshte teresisht e balancuar. Pavaresisht se eshte politike eshte nje menaxhim i balancuar i zgjedhjeve tha Ristani. Ai vleresoi se zgjedhjet e 8 majit kane pasur nje numer me te ulet ankimesh krahasuar me proceset e meparshme. Procesi eshte me i shpejte dhe me i lehte per tu menaxhuar. Keto zgjedhje treguan se numri i ankesave eshte me i paket ne krahasim me zgjedhjet e tjera theksoi Ristani. Por nuk ndan nje mendim te tille ish-kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Sipas tij ka ardhur koha qe KQZ-ja te mos te perbehet nga ana e partive politike. Perberja e komisioneve zgjedhore nga partite duke perfshire KQZ-ne eshte nje formule qe ka deshtuar. Sa kohe qe pala humbese ligjore e ketyre zgjedhjeve nuk pranon rezultatin dhe kritikat me te medha i adresohen pikerisht menyres se si adresohen zgjedhjet nga autoritetet pergjegjese per pergatitjen dhe administrimin e tyre tregon qe kjo menyre mund te konsiderohet e deshtuar theksoi per Albanian Screen Celibashi. Sipas tij zgjedhjet e fundit treguan se kodi elektoral ka nevoje per nderhyrje nuk mjafton vetem nje ligj i qarte dhe i gjithepranuar por edhe nje konsensus real i paleve mbi rregullat dhe administraten qe pergatit zgjedhjet ne te kundert kontestimet do te jene prezente. Mendoj qe vetem ndryshimi i ligjit i pashoqeruar edhe me nje vullnet te paleve per ta pranuar dhe per ta zbatuar ate ligj nuk do te sillte ate rezultat qe do te donim te kishim pra nje proces zgjedhor te lire te drejte te ndershem dhe te pranuar ne fund te fundit nga palet u shpreh ish-kryekomisioneri. Ai eshte shprehur dhe kunder nje votimi elektronik duke theksuar se ne i kemi fletet e votimit i shikojme fizikisht bejme debat per to dhe megjithate njera pale ka mosbesim te theksuar ne proces. Mendoni se cfare do te ndodhe nese ti do te votosh dhe per nje realitet si Shqiperia ku votuesit shqiptare nuk jane kaq te familjarizuar me teknologjine e informacionit apo me teknologjine ne pergjithesi ku ti ti thuash qe ke votuar keshtu kur vota e tij nuk duket. Do te kemi probleme besoj akoma me te medha.