Xhufi Regjistrimi nocioni etno-kulturor antikushtetues
Historiani i njohur dhe politikani Pellumb Xhufi e cileson si antikushtetues termin e ri te percaktuar ne formularin e regjistrimit te popullsise. Ne intervisten per Shqip Xhufi thekson se ky formular dhe ky regjistrim eshte ne perplasje flagrante me Kushtetuten dhe me ligjin e Republikes se Shqiperise. Keto nuk njohin nocione te tilla si grup etnik apo grup etno-kulturor njohin vetem nocionin pakice kombetare.
Zoti Xhufi. Komisioni Qendror i Cencusit ka hartuar keto dite pyetesorin final per regjistrimin e popullsise i cili pritet te nise me 1 tetor. Qeveria ne hartimin e pyetesorit final ka ndryshuar pyetjen per deklarimin per grupin etnik. Tashme ne pyetesor eshte vendosur qe shtetasit shqiptare te deklarohen vetem per grupin etno-kulturor. Sipas jush a kemi te bejme me nje terheqje te qeverise nga regjistrimi etnik i popullsise apo eshte nje terheqje nese mund ta quajme te kamufluar nga ana e ekzekutivit shqiptar
Jo nuk kemi te bejme aspak me nje terheqje sepse qeverine nuk e lene te terhiqet ata qe i kane imponuar regjistrimin e popullsise ne termat qe ne njohim tashme. Kemi te bejme me retushin e radhes i pesti ne mos gaboj ne perpjekjen e deshperuar per ta kaluar dobicin si femije te ligjshem. Nuk eshte hequr dore nga parimi i vetepercaktimit te kombesise qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe praktikat nderkombetare. Ne variantin e pare te formularit i kerkohej qytetarit te vetepercaktonte perkatesine e tij kombetare. Ne variantin e parafundit i kerkohet te vetepercaktoje d.m.th. te zgjedhe grupin etnik te cilit do ti perkase. Ne kete variant te fundit qe eshte akoma me i zi fjala grup etnik eshte zevendesuar me fjalen grup etno-kulturor qe hap mundesira te pafundme per tu deklaruar gjithcka pervecse jo shqiptar. Keshtu ti mund te deklarohesh argjentinas pasi kulturalisht e ndjen veten prane vendit te tangos mund te deklarohesh brazilian pasi zemra te rreh per skuadren braziliane te futbollit mund te deklarohesh serb sepse te pelqen shlivo serbe e mund te shpallesh grek pasi je i pasionuar pas Homerit e Platonit gje qe ka me pak gjasa te ndodhe apo pas kultures se tavernes e te buzukeve gje qe ka me shume gjasa te ndodhe. Nuk po dua te komentoj prapavijen historike ideologjike e politike qe qendron pas tentatives per te perfshire ne kete regjistrim zerat e vetepercaktimit te kombesise dhe te deklarimit te besimit fetar per kete eshte folur gjate e gjere ne raste te tjera. Qe ky regjistrim ne kete forme po behet si rezultat i nje pazari politik kete e vertetoi vete z. Berisha kur ne nentor 2009 iu pergjigj boterisht lajmesit Dule se regjistrimin me perfshirje te kombesise dhe te besimit do ta bente domosdo pasi kishte dhene fjalen pavaresisht se partneret tane nuk jane dakord me nje gje te tille. Pra ne kete histori nuk hyjne fare as konventat dhe as praktikat nderkombetare vete Greqia qe po ben presion te hapur per kete lloj regjistrimi nuk i perfshin dy zerat e mesiperm te deklarimit te besimit e te kombesise ne formularet e saj.
A mund te na e shpjegoni nocionin etno-kulturor a qendron si term e bere te kjo pyetje ne formular
Por le ti kthehemi varianteve te ndryshme ne pyetesorin mbi perkatesine etnike e ate fetare qe na jane shfaqur keto muaj ne formen e sperdredhjeve te z. Pollo i cili shpik cdo dite ndonje hile per te kaluar me ne fund pataten e nxehte qe i kane lene ne dore. Nuk do mund te kete sukses as ai as sufleret e tij. Po mjaftohem te them se ky formular dhe ky regjistrim eshte ne perplasje flagrante me Kushtetuten e me ligjin e Republikes se Shqiperise. Keto nuk njohin nocione te tilla si grup etnik apo grup etno-kulturor njohin vetem nocionin pakice kombetare ne perputhje te plote me dokumentet e me konventat nderkombetare me Deklaraten e Kopenhages mbi Dimensionin Njerezor 1990 dhe me Konventen Kuader te Keshillit te Europes per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare 1995. Ne rast se qeveria shqiptare e z. Berisha deshiron te behet me katolike se Papa dhe ti shtrije te drejtat e njeriut pertej pakicave etnike duke perfshire edhe grupimet kulturore etnografike e linguistike atehere asaj i duhette ndryshoje Kushtetuten Mirepo me sa kemi mesuar z. Berisha eshte dashuruar shume me Kushtetuten socialiste te vitit 1998 ndihet shume ngrohte me te dhe nuk degjon te ndryshoje asnje pike te saj. Gjithsesi tentativa per te kontrabanduar ne teorine e praktiken e shtetit nje nocion antiligjor e antikushtetues mund te konsiderohet si nje atentat ndaj sigurise dhe ndaj karakterit unitar e te pandashem te Republikes se Shqiperise neni 1 i Kushtetutes. Dhe po ashtu eshte antikushtetuese pyetja qe i drejtohet qytetareve shqiptare lidhur me besimin e tyre fetar. Kushtetuta ndalon prerazi qe qytetaret te detyrohen te bejne publike bindjet ose besimin e tyre Neni 24. Hartuesit e formularit Pollo 5 mund te thone se ne variantin e fundit se ata e kane lene deklarimin e besimit ashtu si edhe ate te grupit etno-kulturor si nje kerkese te lire jo te detyrueshme. Por lind pyetja nese keto dy pyetje djegese qytetari mund ti pergjigjet por mund edhe te mos pergjigjet per cfare dreq censusi behet fjale cfare saktesie mund te presesh prej tij Absolutisht per asnje lloj saktesie por ketu ka nje hile tjeter liria per te deklaruar ose jo kombesine e besimin me nje fjale refuzimi i nje numri te pacaktuar qytetaresh per tu shprehur per keto dy zera mund te perkthehet ne rritjen artificiale te perqindjes se nje pakice kombetare apo te nje grupimi fetar qe mund te jete me i motivuar me i inkurajuar dhe me i instruktuar per te deklaruar etnine dhe fene e tij. Duket e ekzagjeruar Atehere kujtoni thirrjet e hapura te konsullit grek ne Korce per gjithe ortodoksit shqiptare e per te gjithe vllehet qe te deklarohen si greke Kujtoni edhe veprimtarine e ethshme qe po behet kohet e fundit ne disa qarqe e madje ne disa objekte kulti per ti shtyre besimtaret per tu deklaruar ne perputhje me pensionet e me favoret e tjera qe prej 20 vjetesh autoritetet greke kane dhene pikerisht per kete dite per kategori te caktuara te qytetareve shqiptare.
Qeveria nuk eshte terhequr nga pyetja e besimit fetar dhe deklarimi i gjuhes amtare. Mendoni se keto tre komponente mund te perfshijne objektivin e qeverise per realizimin e procesit te regjistrimit per te percaktuar perqindjen e minoritetit ne Shqiperi
Shikoni qeveria nen presion e z. Berisha ka pranuar ultimatumin Micotaqis te vitit 1993 identik me ultimatumin Venizellos te vitit 1919 sipas te cilit Shqiperia duhet te heqe dore nga koncepti pakice kombetare ashtu si ai percaktohet nga Konventat Nderkombetare dhe sic percaktohet posacerisht per Shqiperine nga vendimi i Lidhjes se Kombeve i vitit 1921. Ky forum mbi baze te gjuhes amtare kultures e traditave i kerkoi qeverise shqiptare njohjen e pakices kombetare greke e te asaj malazeze si dhe garantimin e te drejtave kombetare te tyre gje qe shteti shqiptar e beri ne vijimesi. Nga ajo kohe Shqiperia ka nje pasqyre te sakte e te perditesuar te pakicave kombetare te saj dhe per sa i perket mbrojtjes se te drejtave te tyre eshte dalluar nder vendet me te perparuara. Ne rast se vertet kerkohet te dihet numri i popullsive minoritare ne Shqiperi kjo sipas specialisteve mund te behet me nje operacion te thjeshte perditesimi mbledhje lindjet e zbritje vdekjet mbi bazen e regjistrit themeltar qe eshte tejet i sakte. Por qellimi nuk eshte ky. Qellimi eshte te kalohet pertej shifrave te njohura e te pritura duke i permbysur ato. Per kete qellim eshte futur parimi i zgjedhjes se kombesise qe bie ndesh me ligjin nderkombetar Gjykata Nderkombetare 1932 Kombesia nuk eshte nje ceshtje zgjedhjeje por eshte nje ceshtje fakti. Nga ana tjeter duke futur termin antikushtetues grup etno-kulturor hapet rruga per tu konsideruar si pakice etnike edhe cdo grupim qe mund te ndihet i ndryshem nga shumica per faktore nga me te ndryshmit objektive e subjektive por qe gjithsesi nuk permbushin kushtet per te qene nje pakice kombetare. Une do te isha po aq i lumtur sa cjam sot edhe sikur Shqiperia te ishte nje vend multietnik. Por nuk do te isha i qete kur te mesoja se ajo u be e tille per nje pazar te felliqur mes qarqeve nacionaliste te huaja dhe politikaneve te korruptuar e te kapur shqiptar.
Z. Xhufi si i shihni deklaratat me te fundit te Kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me procesin e regjistrimit te popullsise. Prej ditesh Kryeministri duket se ka ndermarre nje fushate te ashper kunder te gjithe asaj pjese te shoqerise civile qe del kunder regjistrimit te popullsise. Cili eshte komenti juaj per keto qendrime ekstreme te kreut te qeverise
Z. Berisha po perserit vetveten. Kujtoni qe edhe ne rastin e marreveshjes e deshtuar te kufirit detar me Greqine z. Berisha iu turr te gjithe atyre qe me argumente e kundershtonin ate duke i fyer e madje duke i kercenuar. Duket qarte qe eshte nje Kryeminister ne ngerc. Per mendimin tim ketu nuk ka vend per stigmatizim te nacionalizmave apo per apoteoze te kombetarizmave. Ketu fjala eshte per nje Kryeminister dhe per nje mazhorance qe ne 20 vjetet e pare te jetes se saj ka realizuar deri ne mbingopje projektin nacionalist grek te Vorio-Epirit kapja e kreut te KOASH njohja e titujve te prones per minoritaret hapja e shkollave greke ne Himare e ne Korce ngritja e kufirit virtual te Vorio-Epirit me vargun e varrezave greke regjistrimi i popullsise me vetepercaktim te kombesise keto pra jane 6 pikat e paketes Micotaqis qe ish-kryeministri grek ia perplasi me arrogance ish-presidentit shqiptar z. Berisha ne vitin 1992. Te gjitha keto leshime perbejne po aq shkelje te renda kushtetuese e ligjore ndaj une mendoj se ulerimat e z. Berisha kunder atyre qe denoncojne veprimet e tij antishqiptare kane per qellim te trembin sa ata aq edhe prokurorine e cila per cdonjeren nga keto shkelje mund te hapte procese spektakolare. Dhe jam i bindur qe do ti hape nje dite.
A ka ndonje mundesi eventuale qe procesi i tille i regjistrimit te cilesohet i pavlefshem Mundet qe refuzimi i deklarimit te grupit etno-kulturor nga nje pjese e madhe e popullsise mund ta zhbeje regjistrimin e popullsise pasi nese 10 ose 15 e popullsise nuk deklarohen atehere deklarimi i grupit etno-kulturor nuk mund te merret ne konsiderate sipas ligjit te statistikave
Jo nuk mendoj keshtu. Formulari eshte hartuar ne menyre te tille qe pikerisht nje pjese e mire e shqiptareve te refuzojne te shprehen ne menyre qe te rritet artificialisht perqindja e grupeve te caktuara e sic thashe te motivuara ose nen presion. Nen presion jane ne fakt te gjithe ata qe kane marre pensione te huaja. Une nuk besoj se ne gjirin e tyre do te kete shume nga ata qe do te preferojne te mos i pergjigjen pyetjes mbi perkatesine etno-kulturore. Dhe druhem se me shume nga halli se sa nga malli do te deklarohen ne nje menyre qe nuk i pergjigjet se vertetes. Nga ana tjeter eshte nje mase gjithnje e madhe shqiptaresh me shtetesi e kombesi te padyshimte shqiptare te cilet qeveria e z. Berisha i shtyp i perjashton i diskriminon i dhunon i fyen ne dinjitet i mbyt madje edhe i vret sic beri me 15 mars ne Gerdec e sic beri gjithashtu ne bulevardin Deshmoret e Kombit me 21 janar. E nuk perjashtohet qe deshperimi te shtyje ndonjerin prej tyre ta identifikoje Shqiperine e sotme me Sali Berishen e regjimin e tij e te mohoje per nje cast vete identitetin shqiptar te tij. Gjera te kuptueshme njerezore qe ndodhin. Por problemi nuk eshte tek ata eshte te kjo qeveria jone e menderosur e cila shkel ligjet Kushtetuten dhe standardet nderkombetare per te plotesuar nje angazhim te marre per motive te uleta duke i vene qytetaret e vet perpara dilemes se dhimbshme te zgjedhjes se perkatesise se vet kombetare. Prandaj une mendoj qe lufta duhet bere tani ne menyre qe deri ne regjistrim te detyrohet qeveria e Shqiperise nje euro dhe mazhoranca e kukullave blu te heqin dore nga kjo marrezi e tyre e radhes.