Berisha i shpreh ngushëllime homologut kinez, për pasojat tragjike të tërmetit
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me anë të një telegrami, i ka shprehur ngushëllime Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, Wen Jiabao, për pasojat tragjike të shkaktuara nga tërmeti i rënë në 14 prill, në Provincën Qinghai. “Me hidhërim të thellë mësova lajmin për pasojat tragjike të shkaktuara nga tërmeti i rënë në datën 14 prill, në Provincën Qinghai. Me këtë rast, dëshiroj që në emër të Qeverisë shqiptare t’ Ju transmetoj, Shkëlqesi, ngushëllimet e mia më të sinqerta për viktimat dhe dëmet materiale të shkaktuara si pasojë e këtij tërmeti”, shkruan në telegramin e tij, kryeministri Berisha.