E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i shpreh presidentit Bush dhe qeverisë së SHBA-ve mirënjohjen më të thellë për depozitimin e instrumenteve të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryeministri Berisha i shpreh presidentit Bush dhe qeverisë së SHBA-ve mirënjohjen më të thellë për depozitimin e instrumenteve të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga ana e qeverisë amerikane, duke përmbyllur kështu të gjitha kërkesat ligjore që kërkon ratifikimi i këtij protokolli nga SHBA.

Qeveria shqiptare vlerëson mbylljen në kohë rekord nga ana e SHBA-ve të kërkesave ligjore që kërkon ratifikimi i protokoll të anëtarësimit në NATO, si shembulli më i mirë i marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, qeverive dhe popujve tanë, si dhe miqësisë dhe solidaritetit të ngushtë që ekziston mes kombit shqiptar dhe kombit amerikan.

Kryeministri Berisha dëshiron me këtë rast të ritheksojë vendosmërinë dhe angazhimin e plotë të qeverise shqiptare për të konsoliduar edhe më tej këtë bashkëpunim me aleatin më të madh, strategjik të shqiptarëve, SHBA-në, në të gjitha fushat , si në kuadrin dypalësh, ashtu dhe në kuadër të aleancës euroatlantike....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›