E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inaguron fillimin e rrugës në komunën Hotolisht

Kryeministri Berisha ka përuruar sot fillimin e rrugës në komunën Hotolisht të rrethit të Librazhdit.
 

Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka deklaruar se çdo fshat do të ketë rrugë të asfaltuara si dhe do komunë do të lidhet me aksin nacional.
 

Gjithashtu kreu i qeverisë premtoi se do të miratohet çdo projekt për zhvillimin e bujqësisë duke mbështetur edhe fermerët e zonës.
 

Ai gjithashtu u zotua se qeveria do të bëjë ç`është e mundur për të eleminuar varfërinë duke krijuar vende të reja pune.
 

Rruga e cila ka nisur sot në komunën Hotolisht të rrethit të Librazhdit do të ketë një gjatësi prej 6.2 km dhe me një investim prej 1.5 milionë euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›