Luis Enrique: Totti si të tjerët, s`ka dallime

Trajneri aktual i skuadrës së Romës spanjolli Luis Enrique këmbëngul që në skuadrën e tij nuk do të ketë dallime mes lojtarësh në këtë sezon. Skuadra e Romës nën udhëheqjen e trajnerëve të tjerë ka qenë e kritikuar me këtë fakt që nga koha kur Roma drejtohej nga Ranieri dhe Montella kur ne përbërjen e parë gjithmonë favorizohej kapiteni veteran Totti, pavarësisht formës se dobët që po kalonte në skuadër.
Por Luis Enrique nuk mendon kështu. Një ekip nuk përbëhet nga një lojtar por të gjithë përbëjnë ekipin, thekson spanjolli. E ky fakt ka filluar të “mundoj” edhe Tottin pasi që në ndeshjen kualifikuese të Europa Leagues kundër Slovan Bratislavës, Totti u la ne bankën rezervë, ku pas ndeshjes edhe e hodhi fanellën në shenjë proteste për mos aktivizimin nga fillimi,ashtu siç është “mësuar”.