Rezoluta për Prokurorinë, debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve
Tiranë- Rezoluta për raportin e Prokurores së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit ka shkaktuar debate me tona të ashpra në Komisionin e Ligjeve.
Përfaqësuesit e partisë socialiste në komision kërkuan shpjegime për mospërfshirjen e një considerate të Parlamentit për e prokurores së përgjithshme për 21 janarin, ndërkohë që ato të partisë demokratike replikuan duke u shprehur se kjo rezolutë ka lidhje vetëm me gjëndjen e kriminalitetit.
Deputeti socialist Pandeli Majko në fjalën e tij u shpreh se është e papranueshme shmangia e 21 janarit nga kjo rezolutë.
Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në vitin 2011 në raportet qeveri-prokurori, apo parlament-prokurori. Do fshihemi pas gishtit duke miratuar një rezolutë, apo do të diskutojmë për mirëfunksionimin e prokurorisë? Është e papreçedent që një kryetar qeverie të thotë se kryeprokurorja është bashkëpunëtore e puçit,-deklaroi Majko.
Ndërkohë në përgjigje të fjalës së Majkos dhe në tentativë për të vënë qetësi, deputeti demokratik Ilir Rusmajli u shpreh me tone të ashpra për punën e prokurorisë.
A na dhimbset neve fakti se kriminelët janë më të fortë se shteti, sepse gjejnë strehë tek prokuroria? Prokuroria ka dështuar në veprimtarinë e vet për ndjekjen e kriminalitetit, për faktin se trafikantë ndërkombëtarë droge dalin vetëm me vërejtje nga prokuroria. deklaroi ai.
Pavarësisht kërkesës së socialistëve për përfshirjen në rezolutë të konsideratave të tilla, rezoluta nuk u ndryshua duke bërë që disa deputetë socialist të lënë mbledhjen, ndërsa të tjerë të pranishëm votuan kundër saj.
/IDEA/