E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e energjisë në Gjirokastër, banorët bllokojnë rrugën

Gjirokastër- Pas protestave në Lezhë për mungesën e energjisë elektrike, protesta për të njëtën arsye ka pasur sot edhe në Gjirokastër.

Me dhjetra banorë të fashtit Derviçian në Dropullin e Poshtëm kanë bllokuar për 60 minuta aksin Gjirokastër- Kakavijë duke kërkuar rikthimin e energjisë elektrike.

Ata shprehen se energjia është ndërprerë nga CEZ dhe tek kabina elektrike ishte lënë një shënim ku thuhej se jeni debitorë dhe duhet të paguani.

Banorët kanë protestuar më pas edhe pranë zyrave të CEZ, por ende nuk kanë marë një përgjigje. Bllokimi i aksit solli dhe radhë të gjata, prandaj u desh ndërhyrja e policisë.

Një protestë të ngjashme ata kanë zhilluar edhe pak kohë më parë dhe po për të njëjtën arsye, mungesën e energjisë elektrike.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›