E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha inauguron rrugën Gosë-Kavajë: Qeveria do investojë në çdo cep të Shqipërisë për përmirësimin e jetës së qytetarëve

24-07-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Përmes një fondi prej 970 milion lekë të buxhetit të shtetit, është ndërtuar sipas parametrave moderne rruga Gosë-Kavajë, me një gjatësi prej 15 kilometrash.
I pranishëm gjatë inaugurimit të përfundimit të rrugës, kryeministri Sali Berisha tha se rruga do të ketë impakt jo vetëm tek banorët e e zonës, por në mënyrë të veçantë në rritjen e turistëve shqiptarë dhe të huaj, ku rrethi i Kavajës është gati për të pritur gjysëm milioni turistë në vit.
Kreu i qeverisë tha se zona e VilBashtovës do të njohë një zhvillim të madh, ndërsa do të ndërtohen komplekset më të bukura turistike në Mesdhe që kapin vlerën e 1 miliard eurove.
Duke iu referuar projektit të mazhorancës për të arritur në destinacionin “Shqipëria vend i zhvilluar”, Berisha ftoi banorët e kësaj komune, që të zhvillojnë projektin bujqësisë së ullirit dhe të arrorëve.
Ndërsa premtoi se pas përfundimit të infrastrukturës rrugorë, infrastruktura e vaditjes mbetet prioritet i qeverisë.
Kryeministri ka përsëritur për drejtuesit vendorë se qeveria do të financojë çdo projekt të komunave dhe bashkive, për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve shqiptarë në çdo cep të Shqipërisë.
Në përfundim, shefi i qeverisë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha zhvilloi një vizitë në Kalanë e VilBashtovës, e cila ofron një pamje të mrekullueshme nga të katër anët e saj.
Ndërsa mori pjesë edhe në festivalin artistik të zhvilluar në kuadër të turizmit në ambjentet e kësaj kalaje.
Të pranishëm në festival ishte dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe qindra artdashës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›