E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inspekton zonat e përmbytura në Lezhë

Sipas zëdhënëses së Kryeministrit, Juela Meçani, sapo ka marrë vesh lajmin, Kreu i Qeverisë ka ndërprerë pushimet e festave dhe është nisur drejt zonave të prekura nga përmbytja. Dalja e detit Adriatik nga shtrati si pasojë e baticës ka shkaktuar orët e fundit probleme në disa shtëpi përdhese në dy fshatra të Qarkut të Lezhës.Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme, mbrëmjen e së premtes si pasojë e baticës, uji nisi të gërryejë argjinaturën (rërën) duke rrezikuar përmbytjen e rreth 40 shtëpive në fshatin Ishull Shëngjin të Lezhës dhe fshatin Fushë Kuqe të rrethit Kurbin.Në disa nga këto shtëpi, uji ka depërtuar në katet përdhese të tyre. Megjithatë, nuk raportohen probleme në njerëz. Nga të njëjtat burime mësohet se nga ana e Prefekturës së Lezhës janë marrë masat e duhura  për normalizimin e  situatës së krijuar nga batica e detit. Në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, janë siguruar 4 mjete të transportit të rëndë, të cilat herët në mengjes,  kanë nisur punën për mbushjen me materiale e nevojëshme të argjinaturës për të penguar kësisoj depërtimin e ujit ne shtëpitë e banorëve në këto fshatra.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›