Berisha iu përgjigjet komentuesve: Nuk flas në emër të kreut të PD-së, por në emrin tim
Ndryshe nga sa ndodhte me postimet e mëparshme, në faqen e Sali Berishës gjatë postimit të fundit, janë lejuar komente të shumta, që kritikojnë, madje edhe fyejnë kryeministrin në largim. Një prej komentuesve, me emrin Lorenc, shkruan se, ky Sala sikur hoqi dorë nga politika, o Saaaaaaaaali lër Lulin të flasë, është ai kryetari tani, apo harrove.
Disa prej komentuesve, Berisha ka zgjedhur tiu përgjigjiet personalisht, mes të cilëve edhe Lorencit. Berisha shkruan se ai nuk flet ne emër të kryetarit të PD-së, por në emrin e tij personal.
z Lorenc faleminderit për komentin. Ju garantoj se unë nga politika nuk heq dorë kurrë, por në çdo rast unë flas dhe do të flas jo në emër të kryetarit të PD-së, as dhe të ndonjë forumi të partisë sime, por në emër timin, si politikan, si deputet, si qytetar, prandaj ju lutem mos keqinterpretoni qëndrimet dhe dekleratat e mia. Une kam dhënë dorëheqjen nga PD, por jo kurrë nga politika. Me respekt, sb, shkruan Berisha në Facebook.
Ndërsa duke iu përgjigjur një tjetër komentuesi, Berisha shprehet se është për tranzicion të civilizuar të pushtetit, nëse Rama nuk sulmon qeverinë.
Ju garantoj se, ndonëse jemi në kampe politike të ndryshme nuk mund të reagoja në rast se, këto nuk do kishin ndodhur. Unë do kisha mbështetur në rast se, jo revanshi dhe sulmi politik por fryma e bashkëpunimit do të u ishte ofruar institucioneve kushtetuese. Do të bëja çdo përpjekje për një tranzicion të civilizuar të ekzekutivit në rast se, në kundërshtim me Kushtetutën nuk do sulmohej mandati kushtetues i qeverise që unë kryesoje dhe kjo vetëm e vetëm nga urrejtja dhe revanshi i papërmbajtur. Dua të përfundoj me bindjen se, midis atij që bën dhe atij që hesht përgjegjësi më të madhe ka ai që hesht, sepse ky i fundit është dhe frikacak“. /b.l