Berluskoni ndërpret konferencën me kryeministrin izraelit: Kjo pikturë është bunga- bunga e vitit 1811 (FOTO)
Shumica e takimeve mes liderëve botërore bëhen me dinjitet të plotë e më një dekor të përshtatshëm. E sidomos për një udhëheqës që po përballet me prokurorinë, ti pret që të mbajë një heshtje dinjitoze.
Por kjo nuk vlen për kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, që edhe pse ka marrë një shuplakë të madhe nga elektorati i tij, nuk i ka lënë mënjanë gjestet e tij.
Gjatë një konference për shtyp në Romë, ai nuk mund të rrinte pa bërë një shaka.
Berluskoni, 74 vjeç, që akuzohet se ka bërë seks me një të mitur, ndërpreu konferencën me homologun izraelit, u kthye nga piktura që kishin si sfond pas tyre dhe tha: Kjo është bunga- bunga nga 1811-shi.
Bunga- bunga i referohet festave seksuale që organizonte Berluskoni në vilën e tij pranë Milanos.

