E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Rama reagon ndaj akuzave të PD, lidhur me udhëtimet tij si kryeministër

Kryeministri Edi Rama ‘intervistë’ për Partinë Demokratike. Ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe akuzave të ardhura nga deputetja e PD-së, Oriola Pampuri.

Orjola Pampuri akuza Ramës: Ka udhëtuar me charter privat, për qejfet e veta

-Në fakt jo, unë jam i pari kryeministër në këtë vend që udhëtimet e mia shumë të rralla private me familjen, nuk i bëj kurrë me shpenzimet e shtetit. 

A përdore charterin privat  për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”? 

Jo, kam përdorur me bilete vajtje-ardhje, ulëset ekonomike të Lufthanses, së bashku me gruan dhe djalin e vogël. 

-Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? 

Bileta ekonomike e Lufthanses ka kushtuar 345 Euro. 

Kush ka firmosur për udhëtimet e tij?  Kush i ka paguar ato? 

-Mesatarja vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare, të cilat paguhen nga fondi i kryeministrisë, është më e ulët se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve të paraardhësve të mi, për arsyen e thjeshtë se ata udhëtonin në business class ndërsa unë kam udhëtuar thuajse tërësisht në ekonomik, me perjashtim të ndonje rasti të veçantë – e njejta gjë edhe për ministrat. Ndërkohë qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompanine Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme. 

Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve.

Sasia më e lartë vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare ka qene 4.623.089 lek në vitin 2014. Ndërsa shifra 120 mijë euro karburant për fluturim privat, është produkt i të njëjtës aritmetike fantastiko-shkencore, që nga 1958 uleset e Pallatit te Kongreseve nxorri 5004 delegate. Po t’i shumëzosh këta delegatë me 30 dhe pastaj të zbresësh 30, dalin fiks 120 mijë euro karburant për 7×7 brava, baraz 42 fluturime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›