E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, konsultime me Topallin në Razëm!?

Share

Kryeministri Berisha duket se ka zhvilluar një seancë të vështirë bisedimesh me Jozefina Topallin dje në periferi të Shkodrës, në hotelin e Razmës. Berisha është parë të hyjë në Shkodër dhe të marrë rrugën e Razmës rreth orës 20:00, ndërsa burime nga hoteli bënë të ditur se aty e priste dhe familja Topalli. Një burim nga hoteli nuk bëri komente rreth darkës së tyre, por pranoi se në hotel kishte njerëz të rëndësishëm të shtetit. Takimi synonte me sa duket koordinimin e punëve drejt kandidaturës së presidentit. Topalli, sipas burimeve nga PD, nuk ka pranuar të jetë kandidate në tre raundet e para dhe ato do të konsumohen pa kandidat. Ajo do të hyjë kandidate në raundin e katërt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›