E Diel, 1 Nëntor 2026

Mark Marku: Svaremi nga LSI. Spërjashtohet përmbysja e kësaj mazhorance, por sërish favoritë jemi ne

Share

Ajo që me ditë të tëra është cilësuar nga media një krisje mes marrëdhënieve PD-LSI, duket që nuk shihet e tillë vetëm në sytë e saj. Përballë sfidave të mëdha politike në të cilat gjendet vendi, si zgjedhja e Presidentit dhe përmbyllja e reformave duket se një handikap i tillë është vënë re dhe nga partia lider e mazhorancës. Deputeti demokrat Mark Marku për Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj pohoi se ka shenja të qarta të LSI, me dy bojkotime votimesh, të cilat shihen prej tij një pretekst për t`iu bashkuar të majtës.

Qëndrimi i LSI ka ndryshuar. Në dy votime që kanë qenë ligje të rëndësishme, ajo i është shmangur votimit. Kjo është pa kuptim në sensin e aleancës. Akoma nuk ka një qëndrim zyrtar, mundet të jetë një taktikë politike, për të pasur një ndikim më të madh në zgjedhjen e Presidentit, ose një pretekst për një koalicion të mundshëm me PS. Nga ana e PD nuk ka pas asnjë akt që të dëmtojë koalicionin. Deklaratat e LSI janë në kundërshtim me veprimet. PD po i përgjigjet si angazhimeve të koalicioneve ashtu dhe procesit të Presidentit, deklaroi ai.

Por çështja e ftohjes së marrëdhënieve PD-LSI nuk mbetet brenda kësaj kornize, Marku e çon më tej këtë analize, duke mos përjashtuar dhe përmbysje të mazhorancës ekzistuese. Duke i qëndruar kësaj linje, edhe në këtë riformatim ai sheh favorit po prapë PD, duke theksuar se fati i partisë së djathtë më të madhe në vend nuk varet nga votat e LSI-së.

Në momentin që ka hyrë në koalicion me PD ka marrë parasysh gjithë detyrimet që rrjedhin prej saj, kjo nuk do të thotë të marrë përfitime që si takojnë apo të njollosë pushtetin me afera korruptive që kanë pasur një impakt të madh në publik. Ngelet për tu testuar, janë disa shenja që smund të shpjegohen, por as nuk mund të jemi indiferentë ndaj tyre. Ne kemi mundësi për të manovruar, fati jonë svaret nga dora e LSI. Edhe nëse ndodh një përmbysje e mazhorancës, ne kemi mundësi më tepër, Rama nuk krijon dot një mazhorancë. PD ka vota të mjaftueshme, nëse do përballemi me zgjedhje të parakohshme çdo deputet do ta mendojë mirë situatën, do ta vejë në peshore, nuk është e dobishme për momentin. Një situatë e tillë nuk do të ishte e mirë as për ekonominë në kushtet e një krize globale, u shpreh Marku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›