Berisha, kritika policise se Gjirokastres

“Nuk mund te flas per 0 tolerance me mbjelljen e kanabisit, pse jane bere 300 mije apo 400 mije rrenje. Do te flisja per zero tolerance kur ju zoterinj te keni derguar per ndjekje penale kryetaret e komunave qe lejojne mbjelljen e kanabisit. Nuk e toleroj policine e Gjirokastres qe le ne liri mbjellesit e kanabisit”, ka deklaruar Berisha.
Megjithate, kryeministri ka pergezuar drejtoret e mbledhur ne analizen vjetore 2008, ndersa nga ana tjeter ka bere sugjerimet e tij per nje pike teper delikate sic jane doganat. Sipas tij, punonjesit ne kete strukture duhet te jene te gjithe agjente anti-droge. Berisha u ndal edhe tek ceshtja e pastrimit te parave.
“I nderuar zoteri, me se ndertohet pallati? Shumica ndertohet me para te pastra, por duhet te kontrollohet. Nese ju kontrolloni dhe prokuroria behet indiferente, kjo eshte pune e prokurorise”, ka pohuar Berisha.
Nderkaq, drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci beri paraqitjen e te gjithe punes policore pergjate ketyre muajve, e cila ka shenuar renie te numrit te vrasjeve, por qe ka ende si problem dhunen dhe krimin ne familje.
“Kultivimi i bimeve narkotike eshte 5 here me pak. Sot kanabisi kultivohet vetem ne disa vende te izoluara”, ka deklaruar Premci.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code