E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, vizite ne qelite e burgut 325

Menjehere sapo ka pare transmetimin e historise tragjike te 75 vjecares Feride Bako, qe po vuan denimin prej pese vjetesh per kultivim hashashi, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar nje takim te moshuaren qe mbahet ne burgun 325 ne Tirane.

Pervec dhuratave te shumta, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se do te beje c’eshte e mundur qe jo vetem ajo te falet dhe te shkoje per festat e Vitit te Ri prane dy jetimeve te djalit te saj, vrare ne Greqi, por edhe te grave te tjera qe kane denime te lehta.

“Nuk do le asgje pa bere qe t’i te shkosh nje ore e me pare tek nipat e tu”, ka deklaruar Rama. Nderkohe qe e moshuara, mes loteve ka shprehur falenderimin e saj.

Dy grate me te moshuara te burgut, Feride Bako nga Fieri, 75 vjece dhe Zarife Ymeraj nga Vlora 60 vjece, pervecse po vuajne denimin per kultivim hashashi kane mbi supe tragjedira familjare.

Ferideja eshte personi i vetem qe mund t’u qendroje prane dy djemve te te birit, pasi ai ka vdekur. Ndersa Zarife Ymeraj nga Vllahina e ka familjen me te gjithe pjesetaret te vdekur dhe eshte e vetme ne kete bote.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›