E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shuhen flakët në tre magazinat me arra

Tre magazina të përmasave të vogla janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonës pranë fabrikës së miellit në kryeqytet. Kreu i zjarrfikësve Dilaver Laçi, bëri të ditur se flakët ne magazinat e mbushura me arra jane vene nen kontroll. 

TIRANE - Tre magazina janë mbuluar nga flakët mbasditen e sotme afër Fabrikës së Miellit, tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re. Magazinat kanë qenë të mbushura me arra dhe dëmet në të janë të mëdha. Kreu i Drejtorisë së Zjarrëfikësve. Dilaver Laçi tha për Tv “News 24” se magazinat janë të përmasave të vogla dhe se pas punes se bere nga tre zjarrëfikse flakët jane vene nen kontroll. Dy magazinat e tjera kane qenë me ushqime dhe shiu i dendur ka bërë që fatmirësisht zjarri të mos përhapet shumë.
Dyshimet e para janë që flaka të ketë rënë si rezultat i një shkëndije elektrike.
Brenda harkut kohor të një muaji, biznese të tëra janë shuar nga flakët. Nuk dihet nëse zjarret janë të qëllimshëm për efekt të konkurrencës apo aksidentalë.

Në një muaj shkrumbohen 5 biznese

Zjarret që shkrumbuan dy firmat Ardeno” dhe “Henri 2000" përgjatë autostradës Tiranë-Durrës në datën 7 dhjetor dyshohet se janë vënë për motive konkurrence dhe nga të njëjtët persona të interesuar për të shkatërruar dy bizneset.
Por, deri më tani prokuroria nuk ka ndonjë të dyshuar konkret, pasi nuk është gjetur ndonjë gjurmë, për shkak se të dyja ndërtesat janë shkrumbuar totalisht.
Në versionin zyrtar, zjarret që shkrumbuan mobilierinë “Ardeno” dhe firmën me pajisje hidro-sanitare “Henri shpk”, janë klasifikuar si “zjarre të shkaktuara si pasojë e shkëndijave elektrike”. Por hetuesit e hedhin poshtë një version të tillë, duke ngritur dyshime të forta, se jo vetëm që ato janë të qëllimshme, por të vëna nga e njëjta “dorë”. “Persona të interesuar për shkatërrimin e bizneseve për shkak të konkurrencës kanë organizuar vënien e zjarreve. Nuk mund të themi më shumë, por dyshimet janë të mëdha dhe hetimet në rrugë të mbarë”, - tha një burim zyrtar.
Pronari i “Ardenos”, Tonin Alia pretendon se zjarri i ka shkaktuar të paktën 10 milionë euro dëme. Firma “Henri” ishte e siguruar dhe ka gjasa që të dëmshpërblehet për humbjen. Por duket se mjaft të vështirë për ringritjen e biznesit do ta ketë pronari i “Ardenos”, pasi ai nuk e kishte siguruar biznesin.

(O.Zh/ A.R/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›