E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me studentë të Univ. Bujqësor

Është zhvilluar një takim pasditen e sotme mes kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe studentëve te Universitetit Bujqësor të Kamzës. Studentët e informuan kryeministrin Berisha lidhur me nismën e tyre për promovimin e prodhimeve shqiptare. 

TIRANE- Kryeministri Berisha ka pritur sot një grup studentësh të Universitetit Bujqësor të Kamzës, të cilët me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe GTZ-së, i dhuruan në mënyrë simbolike një shportë me 15 prodhime shqiptare me rastin e festave të fundvitit. Studentët e informuan kryeministrin Berisha lidhur me nismën e tyre për promovimin e prodhimeve shqiptare. Duke e vlerësuar këtë nismë si shumë të rëndësishme, Kryeministri u shpreh se prodhimet shqiptare janë ndër më të vlerësuarat në vend për vetitë e tyre, duke patur parasysh faktin që kërkesa për prodhime BIO është gjithnjë e lartë. Kreu i qeverise i njohu studentët me masat e vazhdueshme që po ndërmerr qeveria në mbështetje të sektorit bujqësor, duke i dhënë përparësi disa kulturave të veçanta si ulliri, prodhimit të mjaltit, etj, si produkte që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›