E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha "kryqezon" Topin e Shtyllen

Kryeministri Sali Berisha "kryqezoi" kreun e shtetit Bamir Topi, ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te demokrateve. Duke folur per nevojen e miratimit te ligjit per hapjen e dosjeve, Berisha e konsideroi te turpshem dekorimin qe Presidenti Topi i ka bere prokurorit Skender Breca, te cilin e konsideroi pergjegjes per vdekjen e Xh. Koprenckes dhe per urdherimin e vrasjeve te tjera, ne rolin e tij si hetues i sistemit komunist. "Ne perjetuam kete vit dekorimin e prokurorit qe kerkoi denimin kapital te Xhelal Koprenckes ne vitin 1979, sepse ky pinjoll i nje familje te shkelqyer, atdhetar i flakte, kur dy bashkevuajtesit i benin leter diktatorit te hapemi drejt Rusise, ky tha "jo" duhet te hapemi drejt Amerikes", solli ne kujtese kreu i qeverise. Ai ka nenvizuar se ligji i ri i dosjeve do te beje qe xhelate te tille qe gjenden ne cdo post te rendesishem, te detyrohen te lene edhe detyren e tyre. Po kreu i qeverise e ka orientuar sulmin ndaj drejtorit te Krimit Ekonomik, ne Prokurorine e Pergjithshme, Zamir Shtylla, i cili sipas tij, ka urdheruar vrasjen dhe torturimin e dhjetera qytetareve. Sipas Berishes, ne Shqiperi ka me qindra prokurore dhe gjyqtare te ndershem te cilet jane te lire te punojne dhe te hetojne, por kjo nuk mund te ndodh per ata njerez te cilet i kane perlyer duart me gjak gjate regjimit komunist. "Ne Shqiperi 98 % e prokuroreve dhe gjykatesve jane te lire qe s`kane asnje lidhje me ate te shkuar. Vetem keta, vetem 'Zamir Shtyllat' te cilet kane urdheruar lidhjen me tela me gjemba te qytetareve ne vitin `90 dhe zvarritjen e tyre ne Sarande", akuzoi Berisha. Kreu i ekzekutivit, ka mohuar faktin se ligji i ri per dosjet po drejtohet kunder prokuroreve dhe gjykatesve, te cilet kane ne dore dosjet e bujshme ne ngarkim te ministrave te kabinetit "Berisha". "Ne menyren me te pafytyre dhe me te papranueshme, zedhenesit e Edi Rames thone se nisma po behet per shkak te 3 -5 hetuesve apo 6 gjyqtareve. Ne menyre absolute jo, ligji s`ka asnje lidhje", deklaroi Berisha. Ne fjalen e tij kryeministri nuk harroi te shtoje se ligji per hapjen e dosjeve eshte propozuar rreth 3 vjet me pare kur s'ka pasur asnje proces te hapur. Sipas Berishes, te gjithe prokuroret qe kane lyer duart me gjak kane si mbrojtes se tyre edhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. "Uroj qe Partia Socialiste dhe opozita shqiptare te mos mbetet peng e Zamir Shtylles dhe e ndonje shtylle tjeter, te mos pranoje legjitimimin e barbarive nga nje sistem", deklaroi Berisha. Sipas tij, Kushtetuta e nje vendi demokratik nuk eshte per te fjetur mbi krimin dhe nuk mund te fleje mbi krimin. Duke nenvizuar se ligji i cili eshte i nje varianti te zbutur i ligjit cek dhe qe nuk ka asnje qellim hakmarrjeje, por vetem nje ligj ne nderim te viktimave te komunizmit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›