E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polican, sot asgjësohet 113 kg lëndë e rrezikshme

Forcat të shumta policie dhe ushtrie si dhe Ministri i Mbrojtjes kanë mbërritur në Polican për asgjësimin e lëndës së rrezikshme që ndodhet në në ish-Uzinën e Armëve. Për arsye sigurie banorët e zonës janë evakuuar nga banesat 

SKRAPAR-Rreth 113 kg lëndë e rrezikshme luftarake do të asgjësohet sot ne Polican. Forcat të shumta policie, ushtrie si dhe Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa kanë mbërritur në Polican për asgjësimin e lëndës së rrezikshme në ish-Uzinën e Armëve që ndodhet në këtë zonë. Për arsye sigurie banorët e zonës përreth ish-Uzinës së Armëve janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Lënda e rrezikshme luftarake për vite të tëra ka qënë e grumbulluar në ish-uzinën e armëve të POlicanit. Asgjësimi bëhet në kuadër të shkatërrimit të municioneve luftarake të vjetruara që ndodhen në depot ushtarake ne vend prej më shumë se 40 vjetësh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›