E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet "Cekici", miku i Lul Berishes

Durres- Anetari i dyshuar i "Bandes se Durresit" tenton te qelloje me arme ndaj specialeve te RENEA-s. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se dieles ne lagjen nr. 16 te qytetit bregdetar, brenda nje lokali lojerash sportive, ne momentin kur blute po zhvillonin operacionin e koduar "Dara", per kapjen e Edmond Kocit. I njohur ndryshe edhe si "Mond Cekici". Kur ka pare policet te hynin ne lokal, ai ka nxjerre nje pistolete tip "TT" me fishek ne fole, por nje prej specialeve e ka neutralizuar ne moment. Burime zyrtare bene me dije se 30 vjecari kerkohej qe prej vitit 2006 per plagosjen e nje kundershtari te tij, ndersa njihet si krahu i te arrestuarit Lulzim Berisha. Por Koci eshte nen hetim edhe per nje sere ekzekutimesh te ndodhura gjate rivalitetit te pergjakshem mes grupeve te Lul Berishes dhe Indrit Dokles, qe gjenden ne proces gjyqesor.

Operacioni

Arrestimi i 30-vjecarit nga qyteti i Durresit, nuk ka qene i lehte per forcat e policise, pasi ka bere rezistence. Gjithcka ka nisur rreth ores 20:30, moment kur niste edhe ndeshja e kampionatit italian, Juventus-Milan. Duke perfituar nga situata, uniformat blu dhe specialet e RENEA-s kane vezhguar te gjitha levizjet e te dyshuarit Edmond Koci. Burime zyrtare thane se ne adrese te tij ishte leshuar nje urdher arresti per plagosjen e Kastriot Mances ne muajin tetor 2006. Pikerisht ne kulmin e ndeshjes, agjentet kane nderhyre duke kerkuar qe "Mond Cekici" te mos kryente asnje levizje. "Dinim rrezikshmerine qe ai shfaqte dhe e mbajtem nen mbikeqyrje, duke e neutralizuar ne momentin qe rezistoi, duke nxjerre armen pistolete", tha nje efektiv pjesemarres ne operacion, per gazeten "KJ". Per fat te mire 30-vjecari nuk ka arritur ta shkrehe fishekun ne folene e armes, ndersa i jane vene menjehere prangat.

Akuzat

Operacioni i koduar "Dara" ka perfunduar ne mesnate, ndersa ndaj Edmond Kocit eshte ngritur edhe akuza e "kundershtimit te punonjesve te policise". Me pare ai ishte shpallur ne kerkim per krimet e "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Hetuesit e kane identifikuar "Cekicin" si pjesetar te bandes se Lulzim Berishes dhe kundershtar me vellezerit Saliu ne Spitalle e me pas me Indrit Doklen. Prokuroria ka nje dosje te hapur ne ngarkim te tij per tentativen e vrasjes se Kastriot Mances dy vjet me pare ne Durres, ndersa u largua nga vendngjarja. Por 30-vjecari kishte arritur t'u fshihej uniformave blu prej shume kohesh, pa rene ne pranga edhe pse ishin zhvilluar disa operacione per kapjen e tij. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar nje pistolete tip "TT" me gjashte fisheke, qe u dergua ne Laboratorin Kriminalistik per ekspertize balistike. Burime zyrtare thane se Koci eshte nen hetim per nje sere vrasjesh te ndodhura, per te cilat akuzohet grupi ne gjykim, periudha 1998-2005.

Koci: Plagosja pas nje konflikti te castit

Menjehere pas arrestimit nga specialet e RENEA-s, Edmond Koci eshte izoluar ne paraburgimin e komisariatit te Durresit per t'u marre ne pyetje. I dyshuari Koci mesohet se ka pranuar aktin e plagosjes se Kastriot Mances, por ka sqaruar se nuk ishte e paramenduar. "Ngjarja ndodhi si pasoje e ne nje konflikti te castit", ka thene ai per hetuesit. Po keshtu ai nuk ka pranuar se ka bere pjese ne grupin e Lulzim Berishes, apo te kishte kryer krime te renda.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›