Vdes ne spital i riu, dyshohet overdoza

Fier- Nje 27-vjecar nderroi jete mengjesin e djeshem ne spitalin e Fierit, pasi u dergua me urgjence dy here brenda tre diteve te fundit. Shkak i ngjarjes dyshohet se eshte bere overdoza ne kushtet e depresionit dhe papunesise, kurse familjaret akuzuan bluzat e bardha se nuk nderhyne ne kohe per kurimin e te riut, qe ishte derguar edhe disa dite me pare pas simptomave te para te shfaqura. Burime zyrtare te policise thane se moren dje njoftimin per vdekjen e Ermal Shehut, banor i lagjes "29 Nentori" ne Fier dhe u vune ne dijeni me deshmite e familjareve, prinderve dhe tre motrave te viktimes. Nga keqyrja e pare e bere prej eksperteve mjeko-ligjore ne trupin e te riut dhe nga shenjat e shfaqura, mesohet se behet fjale per nje overdoze, pasi 27-vjecari nuk njihej si perdorues i rregullt i drogave, e kjo mund te kete ndikuar ne vdekje.
Familjaret
Ermal Shehu, prej tre djemve dhe tre vajzave te ciftit Hasim dhe Shefike Shehu, ka nderruar jete ne dyert e Spitalit Rajonal Fier, rreth ores 06:30. Familjaret pohuan dje per gazeten "KJ" se Ermali, tre dite me pare ka qene me te vjella dhe eshte derguar ne spitalin e Fierit. "Mjeket, pasi e vizituan, nuk e kane mbajtur, por e kane nxjerre pa mjekuar. Na thane qe te kujdeseshim ne shtepi", thone motrat e te ndjerit.
Diten e djeshme te afermit qendronin para deres se morgut me qellim terheqjen e trupit, per t'i kryer sherbimet e fundit nepermjet ceremonise mortore. Ata thane se gjate koheve te fundit Ermali ka qene i papune dhe i shqetesuar. "E kemi pasur semure. Tre dite me pare ka qene keq nga ana shendetesore, pasi kishte shume te vjella. E derguam ne spital dhe mjeket pasi e kane vizituar nuk e shtruan por na thane qe te kujdeseshim ne familje. Sot ne mengjes u be me keq dhe nderroi jete", pohon motra e te ndjerit mes loteve.
Hetimi
Ne spital ka shkuar edhe nje grup hetimor qe ka marre ne pyetje mjeket dhe familjaret e viktimes. Burime zyrtare te policise se Fierit thane se Ermali nuk njihej as si shperndares narkotikesh dhe as si perdorues. "Mosnjohja e lendeve narkotike ne perdorimin e tyre mund te kete ndikuar tek overdoza, shkak qe dyshohet per vdekjen e te riut", tha nje hetues per gazeten "KJ". Nderkohe qe kampione te trupit te viktimes jane nisur drejt Tiranes per nje ekspertize dhe analiza me te plota ne Mjekesine Ligjore, pas dy javesh pritet dhe pergjigjja shkencore. Nderkohe, qe te interesuar ne spitalin e Fierit mesojme se kurimi ndaj te riut eshte dhene ne kohe, por ai kishte mberritur ne gjendje te rende dhe overdoza ka qene fatale per te. Policia deklaroi se do te verifikonte edhe pretendimet e familjareve per faktin, perse 27-vjecari nuk eshte mbajtur per kurim ne spital tre dite me pare, por eshte derguar per kujdes ne shtepi.