E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha "kryqezon" pushtetin vendor

Fatjona Mejdini

Kryeministri Berisha kritikoi dje ashper neglizhencen e perfaqesuesve te qeverisjes vendore, ne lidhje me mbeshtetjen financiare per disa familje, te cilat kane veshtiresi te paperballueshme. Ne kete kuader kryeministri Berisha deklaroi se eshte i nevojshem ngritja e nje grupi nderministror, i cili do te mbikeqyre te gjithe problematiken qe kane neper rrethe, familjet me veshtiresi te renda ekonomike. Ky grup duhet te dale me propozime konkrete per ndryshimet e nevojshme te ligjeve dhe vendimeve ekzistuese, per zgjidhjen e situates se ketyre familjeve. Sipas Berishes, eshte e patolerueshme qe per nje vend me rritje ekonomike si Shqiperia, te ekzistoje nje problematike e mprehte ne lidhje me ndihmen ekonomike te ketyre shtresave ne nevoje. "Jane nje kategori qytetaresh, te cilet perballen me dhimbje te thella te jetes se tyre te perditshme, ne nje kohe kur vendi ne teresi nuk perballet me dhimbje te tilla, pasi mesatarja e gjendjes se vendit eshte shume me ndryshe, te ardhurat, mundesite dhe potencialet e vendit, jane te tjera", deklaroi kryeministri Berisha, duke permendur edhe progresin e bere nga qeveria, per sa i perket dhenies se fondeve per keto shtresa. Sipas Berishes, qeveria ne 4 vjet, ka rritur buxhetin social nga 6.3 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, qe ka qene me pare, ne 9.3 per qind. "Kjo eshte rritja me e madhe, nje rritje prej 56 per qind, te cilen e kane ndjere ne jeten e tyre te perditshme mbi 800 mije familje shqiptare, e kane ndjere pensionistet ne fshat, e kane ndjere edhe rrogat e uleta", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se, qeveria do te vazhdonte te shtonte masat per keto shtresa. Po keshtu kryeministri Berisha i beri thirrje edhe qeverive vendore, qe te mos penalizoje njerez, te cilet nuk kishin as mundesite minimale per te bere nje jete normale. "Perse injorohet nena me 3 femije, qe i mban ata vetem me pensionin e bashkeshortit te saj, te cilin nuk e ka me ne jete? Ajo robtohet nga mengjesi deri ne darke, vetem per shkak te qendrimit cnjerezor te autoriteteve vendore, kudo qe ato ndodhen dhe te cilesdo force politike qe i perkasin, ndaj ketyre njerezve", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se vendoret duhet te jene me te kujdesshem ndaj ketyre shtresave. Qeveria qendrore theksoi kryeministri, nuk mundet ne asnje rrethane qe te shenjoje secilen prej ketyre familje, por ata kane qeverite vendore dhe jo vetem ato, por edhe prefekturat, qarqet.

Bashkite, asnje apartament rezerve per raste fatkeqesish

Kryeministri Berisha konstatoi diten e djeshme, se nuk eshte normale qe bashkite e qyteteve te medha te vendit, te mos kene asnje apartament rezerve per qytetaret te cilet mund te perballen me fatkeqesi te ndryshme. "Nese do shkonit te interesoheshit se sa apartamente rezerve kane per te ofruar qeverisjet vendore ne raste fatkeqesish, kur demtohet nje shtepi, apo ajo prishet sepse e ze plani i rruges, do konstatoni se nuk ka te tilla", deklaroi kryeministri, duke shtuar se te tilla probleme nuk mund te tolerohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›